Dielli po dobësohet, mbas dy vjetësh cikli i tij do të arrijë në minimum

Dielli po hyn në një cikël të një aktiviteti ‘të dobët’. Ky moment i jetës së yllit do të vijë mbas dy vjetësh. Bëhet fjalë për një fakt natyral, edhe pse shkencëtarët për momentin nuk janë në gjendje të përcaktojnë se çfarë do të ndodhë.

Këto të dhëna janë publikuar nga Royal Astronimical Society në revistën Monthly Notices.

Studio, e drejtuar nga Yvonne Elsworth, ka analizuar valët e zërit të prodhuara nga tërmetet, që vijnë në sipërfaqen e yllit, falë së cilave është e mundur të nxirret një përfundim mbi aktivitetin manjetik të diellit.

Sipas Elsworth: Dielli është i ngjashëm me një instrument muzikor, me ndryshimin e vetëm që notat e tij kanë një frekuencë të ulët, rreth 100000 herë më pak se ajo e notës ‘Do’.

Falë heliosizmiologjisë është e mundur të kuptohet çfarë ndodh në brendësi të yllit’. Ky studim është bërë i mundur nga Solar Oscillations Network, një rrjet me gjashtë teleskopë të shpërndarë në vende të ndryshme.

Bëhet fjalë pa dyshim për një moment të pazakontë për Diellin që në vitet e fundit ka ngushtuar fushën e tij manjetike dhe ka reduktuar shpejtësinë e rrotullimit të shtresave të tij të jashtme.

SHKARKO APP