“Digjet” Antalia, temperatura deri 56 gradë shkrin asfaltin

Temperaturat e larta prej 56 gradë Celsius ka mbërthyer sot banorët e Antalias, qytetit turk në bregun jugperëndimor të Mesdheut, raporton Anadolu Agency (AA).

Edhe pse klima e këtij qyteti me mbi 300 ditë me diell në vit është shumë e thatë dhe e ngrohtë, temperatura të ngjashme nuk janë regjistruar më parë në fillim të sezonit veror turistik.

Fotoreporteri i Anadolu Agency (AA), gjatë vizitës së tij në kopshtin zoologjik të Antalias, regjistroi skena të jashtëzakonshme të kafshëve, të cilat me ndihmën e stafit të qendrës së kopshtit zoologjik, pushonin në hije me racione të frutave të freskëta dhe sistemit spërkatës i cili vazhdimisht punonte.

Ndërkohë, në rrugët e qytetit shihen gjurmët e asfaltit të shkrirë, ndërsa banorët kërkonin pije freskuese dhe mënyra për të shpëtuar nga vapa. Ata më të rinj, nga ana tjetër, u gëzoheshin rrezeve të diellit duke u larë në shatërvane.

Përndryshe, Antalia konsiderohet kryeqyteti i rivierës turke, emri i së cilës do të thotë “yll i shndritshëm i Detit Mesdhe”.

20160621_2_17613566_11520621_Web

20160621_2_17613566_11520623_Web

SHKARKO APP