Diktatori, orgji me 13-vjeçare
Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-un duket se ka ringjallur një traditë të babait të tij, atë të “Skuadrës së kënaqësisë”.
Vajza të virgjëra përzgjidhen në mbarë vendin për të plotësuar kënaqësitë seksuale të liderit. Disa prej tyre janë vetëm 13 vjeç, raporton Mirror.
Vajza përzgjidhen nga shkollat e tyre, më pas detyrohen të shërbejnë për një grup të vogël ushtarak të elitës koreano-veriore.
Mjekët shqyrtojnë me kujdes shëndetin e tyre, ndërsa u bëhet testi i virgjërisë.
Një numër dezertorësh kanë rrëfyer për atë që njihet si “Skuadra e kënaqësisë”. Në vitin 2010, një grua rrëfeu historinë e saj për revistën “Marie Claire”.
Ajo tha se ishte rekrutuar kur ishte 15 vjeç për të bërë seks me liderin suprem. Ndërkohë dezertorët flasin për orgji të egra në pallatin e liderit.
Ky lajm vjen në kohën kur Koreja e Veriut ka dënuar një amerikan me 10 vite burg për spiunazh. Kim Dong-chul, një 62-vjeçar i lindur në Korenë e Jugut por me nënshtetësi amerikane, u arrestua tetorin e shkuar. Ai pranoi se punonte për inteligjencën e Koresë së Jugut.