Diplomacia/ Ambasadat shqiptare shpenzuan 5.5 milion dollarë për 6 muaj të 2017, ja sa shkuan pagat

Qeveria ka bërë publik bilancin e saj të pagesave jotregtare ku rezulton se për periudhën janar-qershor kemi një rritje të shpenzimeve. Vetëm shpenzimet e ambasadave kanë shënuar për 6-mujorin e parë 2017 një rritje me 38% në raport me të njëjtën periudhë të një viti, duke arritur në 5.5 milionë dollarë.

Në këtë fond nuk përfshihet pjesa e fondit të pagave që buxheti i shtetit paguan për trupën diplomatike në vendet ku ka prezencë. Këto të fundit janë një zë më vetë dhe duket se edhe ato si shpenzimet e tjera për vitin 2017 rezultojnë të jenë rritur. Sipas të dhënave për pagat e zyrtarëve në ambasadat shqiptare kanë shkuar 2.1 milionë dollarë në 6 muaj me një rritje prej 10.5% në raport me vitin paraardhës kur i njëjti zë ishte 1.9 milionë dollarë.

Por ndërsa kemi një rritje të shpenzimeve për ambasadat duket se kemi një rënie të totalit që paguhet për udhëtime. Në janar-qershor 2017 qeveria ka deklaruar në bilancin e saj të pagesave vetëm 1 milionë dollarë, me një rënie prej 27% me bazë vjetore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë
Shqipëria rezulton të ketë të paktën 50 përfaqësi diplomatike të vendosura në shtatë kontinentet. Në këtë numër nuk përfshihet vetëm pjesa e ambasadave pranë shteteve por edhe pranë institucioneve të rëndësishme ndërkombëtarë siç është UNESCO, OKB, OSCE, NATO, KE, BE.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por cilat janë shtetet ku Shqipëria ka ambasada: Arabia Saudite, Austri, Brazil, Bullgari, Çeki, Danimarkë, Egjipt, Francë, Greqi(Janinë, Selanik) Gjermani (Mynih, Berlin), Holandë, Hungari, Kanada, Kinë, Kosovë, Kroaci, Itali(Romë, Milano, Bari), Izrael, Maqedoni, Japoni, Mali i Zi, Britani, Poloni, Rumani, Rusi, Serbi, Slloveni, Spanjë, Suedi, SHBA, Turqi (Ankara, Stamboll), Zvicër, Gjenevë, Kuvajt, Vatikan, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katar, Sllovaki. /Monitor/

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?