Diplomacia ekonomike, Çoçoli vë në vështirësi zv/ministrin e Jashtëm

Gazetari Fatos Çoçoli i ftuar në studion e “Ekopolitikë” nga Aurora Sulçe në Ora News, pyeti zv/ministrin e Ministrisë për Evropë dhe për Punët e Jashtme, Etjen Xhafaj mbi numrin e ekonomistëve në sektorin që drejton për të realizuar diplomacinë ekonomike.

Pjesë nga debatet:

Xhafaj: Besoj brenda 100 ditëshit të parë të qeverisë do të ketë zhvillime të rëndësishme qoftë për sa i përket ambasadorëve dhe rolit të tyre qoftë edhe konceptit diplomatik.

Çoçoli: Ti e quan veten ekspert të eksporteve shqiptare apo thithjen e investimeve të huaja? Sa ekonomistë ke në staf? Sa për qind? Nëse nuk e di ta them unë. E ke shumë të ulët.

Xhafaj: Di që është shumë i ulët.

Çoçoli: Si e mendon veten, agjent të eksporteve shqiptare apo agjent të investimeve të huaja?

Xhafaj: Nuk ka nevojë domosdoshmërish të jesh ekonomist për të promovuar  diplomaci ekonomike. Bëjnë biznes edhe njerëz që nuk kanë mbaruar ekonomi.

Çoçoli: Që nuk e kuptojnë fare ekonominë. Si do ta promovosh diçka që nuk e kupton.

Xhafaj: Promovimi ka disa stade që nuk janë vetëm për ekonomistë. Ajo që po bëhet në këtë moment është rivlerësimi i roleve.

Çoçoli: Një ekonomist është një analist.

SHKARKO APP