Diplomacia “online”, renditja e Shqipërisë në botë

Diplomacitë në botës zgjedhin platformat sociale për të komunikuar me popullin, e duke mbajtur parasysh të mirat e përdorimit të internetit, qeveritë kanë edhe një mundësi të re t’i arrijnë objektivat e politikës së jashtme përmes promovimit të vendit të tyre.

Shtetet më të vogla gëzojnë të njëjtat mundësi për të përmirësuar imazhin dhe praninë e tyre nëpër botë. E ashtuquajtura “e-Diplomacy” apo edhe “Twiplomacy” shihet si një zgjatim i diplomacisë tradicionale, e jo si zëvendësues i kanaleve të hershme të komunikimit në nivelin e drejtimit të shtetit.

“Twitter”-i konsiderohet sot vegla më e përdorur e diplomacisë dixhitale, me 260 llogari personale të krerëve të shteteve dhe ekzekutivëve nga 125 shtete të globit, edhe pse udhëheqësit që e përdorin atë personalisht janë vetëm 30.

Vëzhgimi i “Digital Diplomacy” për vitin 2016, që shqyrton 210 Ministri të Jashtme, e vendoste Shqipërinë të 43-tën sa i takon kësaj forme të diplomacisë, që do të thotë e para në rajon. Përdorimi i medias sociale në këtë drejtim po rritet ndjeshëm edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor, ku sidoqoftë ka ende probleme me hapjen dhe transparencën.

SHKARKO APP