Disa këshilla për të pasur një lëkurë shumë të bukur

Në verë rreziqet e shkatërrimit të epidermës nga dielli dhe dehidratimi janë të larta: zbulo disa sekrete të thjeshta të bukurisë

Bukuria fillon nga brenda dhe fytyra jonë është pasqyrim i gjendjes tonë shpirtërore, por edhe e shëndetit. Për një epidermë tonike dhe të re fillojmë nga dieta: ja ushqimet që duhet të keni në tavolinë për të favorizuar mirëqenien dhe pastrimin.

Tashmë e dimë: një ushqim i duhur bashkuar me një stil jete të shëndetshme për të gëzuar një shëndet të mirë dhe një gjendje mirëqenieje të përgjithshme. Megjithatë, stresi dhe ritmi frenetik i jetës tonë ndonjëherë na bën ta harrojmë këtë mësim të vjetër dhe të thjeshtë. Afër pushimeve vëmë re që këto gjëra të vogla janë të mjaftueshme për të mbajtur një lëkurë tonike dhe të bukur për t’ua treguar fqinjëve të cadrës dhe jo vetëm.

Ujë, ujë, ujë! Jo vetëm ditën: le të marrim zakonin dhe të lëmë një gotë mbi tavolinë para se të shkojmë të flejmë: do të kujtohemi të pimë sapo të zgjohemi dhe kur kemi nevojë të hidratojmë oragnizmin. Uji i ngrohtë dhe sukoja e limonit të ndihmojnë të eliminosh toksinat dhe të chelmohesh.

Fruta dhe perime: të pasura me pigmente, bimët me ngjyrë të verdhë, portokalli dhe të kuqe zëvendësojnë një rezervë vitamine në gjendje të kundërveprojë ndaj plakjes së lëkurës. Një furnizim i pasur i ushqimit duke përfshirë këto kategori favorizon një lëkurë të re dhe në formë: vazhdoni me karota, peshq, domate, spec djegës, pjepër dhe shalqi, freskuese dhe të ftohta.

Nga A te Omega: nga furnizimi i shëndëtshëm i ushqimeve që përmbajnë një aleat të cmuar për lëkurën është Omega 3. Salmoni, peshqit por edhe bajamet, arrat, lajthitë dhe në përgjithësi frutat e thata nuk duhet të mungojnë në tavolinën tuaj. Një sallatë e mirë me salmon dhe arra ose një pjesë frutash të thata të futura në kos do të ishin perfekte për të mbajtur linjat dhe ndihmojnë epidermën.

Strategjitë: stina na shpëton sepse mund ta mësojmë oreksin me perime që janë të freskëta dhe të shijshme. Mos harrojmë të fusim në menunë tonë sallatën jeshile, perimet që përtypen pa përpunuar ose për një fëmijë sepse perimet e freskëta përmbajnë një sasi vitaminash, të cmuara për bukurinë tonë dhe priren të jenë të mira për gatim.

Mjaft ëmbëlsirave: armiqtë më të mëdhenj të bukurisë sonë janë ëmbëlsirat, karamelet, pijet e gazuara dhe ushqimet e përpunuara që përmbajnë sasi të mëdha sheqeri, yndyra dhe ngjyrues. Ke pak kohë? Kos dhe fruta, sidomos shalqi janë shumë të mirë për të kënaqur shijen, për të hidratuar organizmin tonë, për ta pastruar dhe të ndihmon për të mbajtur një pamje të re dhe të freskët.

SHKARKO APP