Disa të fshehta për të ndalur urinë, kur e kemi tepruar me të ngrënën
Për t’u çliruar nga uria, fillimisht duhet të kuptojmë disa faktorë të tipit psikologjik. Bëhet fjalë për frenimin e urisë nervore, ose nxitjen e teprimit me të ngrënën, duke u zhytur kështu në një rreth vicioz, nga i cili duket e pamundur të dalësh. Dëshira për t’u dobësuar nuk përkon gjithmonë me atë që dëshiron instinkti ynë. Me mendjen tonë themi se një dietë do të ishte e nevojshme, se duhet të bëjmë ndonjë sakrificë të vogël, por pastaj në mungesë të vullnetit, instinkti, fyti dhe barku e sabotojnë projektin tonë, duke na lënë në baltë.
Kur diçka të tërheq kundër
Vështirësitë e përditshme, gjithçka që mund të shkojë keq në punë, në familje, çift, na bëjnë të nevrikosemi dhe e bëjnë më të vështirë mbajtjen e dietës. Si pasojë, rritet tensioni dhe shqetësimi, faktorë që bëjnë të lëkundet përkushtimi ndaj dietës, duke na shtyrë drejt bukës për të mpirë nervozizmin në rritje. Kështu fillon të hash gjithçka, pa u kufizuar më.
Prishja e rrethit vicioz
Duke u rritur ndjenjat e fajit dhe nënvlerësimi, shtohen edhe kilet e tepërta: pas mëkateve të vazhdueshme ushqimore, është arsyeja ajo që na shtyn që të ndreqim gabimet me dieta të reja që shkaktojnë frustrime të reja dhe shumë dëshirë për të ngrënë. Në këtë rast, për të frenuar të gjithë këtë, zgjidhja e vetme do të ishte prishja e këtij rrethi vicioz. Për të arritur qëllimin duhet të bëni paqe me qetësinë dhe gabimet ushqimore, të mos e shtyni pas urinë, por ta kënaqni duke i zëvendësuar ushqimet e rrezikshme me pjata të shijshme, por të lehta.
Kontrolloni kaloritë për 24 orë
Kur shikoni se e keni tepruar me kaloritë, gjë që ndodh kryesisht kur konsumojmë shumë ëmbëlsira, mund ta korrigjoni këtë gabim duke praktikuar rregullat e zëvendësimit të ushqimeve gjatë 24 orëve të ardhshme.
Truket për të ulur kaloritë
Reduktojeni sasinë e çokollatës vetëm në kuadrate të vegjël dhe lëreni të shkrijë ngadalë në gojë pa e përtypur, në mënyrë që çdo molekulë të hyjë në kontakt me kokrrizat e gjuhës përgjegjëse për shijimin, duke zhvilluar në maksimum kënaqësinë (veç të tjerash ngrënia ngadalë është aleat i atyre që dëshirojnë të bien nga pesha.
Hani, por pa u shëndoshur!
Më poshtë mund të lexoni listën e ushqimeve zëvendësuese, që janë të shijshme, por nuk të shëndoshin. Me to mund të mundni urinë nervore pa shtuar kile.
Në mëngjes zëvendësojeni një briosh me një fetë buke integrale dhe një lugë marmalatë. Ushqimet që prishin oreksin të tilla si patatinat, bake rolls, etj. zëvendësojini me tost.
Në drekë ose në darkë, një pjatë plot makarona zëvendësojeni me 100 g makarona me 2 lugë gjelle vaj ulliri + 1 lugë të vogël djathë.
Mes pijeve, një gotë verë dhe një gotë birrë preferohet kjo e dyta. Nga pijet e tjera me gaz do të bënit mirë të mos i përdornit, por të pini vetëm ujë mineral me një fetë limon.