Dita Botërore e Kërcimit
Dita Botërore e Kërcimit apo Dita Ndërkombëtare festohet çdo vit me 29 prill. Për herë të parë u prezantua si ditë nga Këshilli Ndërkombëtar i Dancit (CID, Conseil International de la Danse) në vitin 1982, në bashkëpunim me UNESCO-s dhe ka për qëllim tërheqjen e vëmendjes së publikut për artin e valleve të ndryshme.
CID promovon Ditën Ndërkombëtare të Kërcimit, pasi beson se vallet në të gjitha format e saja kanë qenë gjithmonë një pjesë integrale e kulturës njerëzore, me kalimin e kohës arti ka qenë i anashkaluar dhe i është dhënë pak rëndësi nga organizatat zyrtare në të gjithë globin.
Presidenti i CID Alkis Raftis mesazhin e tij për këtë vit e ka dhënë në këtë kontekst: “Asgjë nuk duhet të ndal një individ nga mësimdhënia ose kryerja e një art, qoftë muzikë, teatër, vallëzim, pikturë apo poezi. Qeveritë duhet të rezistojnë presionit nga grupet e interesit, duke u përpjekur për të krijuar vet e tyre, pasi arti nuk duhet të jetë monopol”.
Në festimin e Ditës Ndërkombëtare të Kërcimit, ne ju sjellin një listë të 6 citate për ti ndarë me miqtë, familjen dhe kërcimtarë të tjerë.
“Kërcimi është gjuha e fshehur e shpirtit”. – Martha Graham
“Kërcimi është natyra. Dëgjoni zemrën tuaj, ajo vallëzon me ritmin e saj.
Vallet klasike dhe muzika mund t’u ndihmojë të arrini ekuilibrin mes mendjes dhe shpirtit”. – Pandit Birju Maharaj
“Kërcimi është poezi me krahë dhe këmbë”. – Charles Baudelaire
“Kërcimi është vetëm si filmi që lejon mendimet të lëvizin”. – Twyla Tharp
“Kërcimi është individual. Nëse dikush e kupton, mirë. Nëse jo, pa marrë parasysh”. – Louis Horst
“Ju jetoni aq kohë sa ju vallëzoni”. – Rudolf Nureye
Burimi:IB Times/Përshtati: Redjon Shtylla