Dita e Fluturimit në Kozmos, Gagarin shkeli i pari Hënën

12 prilli përkujtohet në mbarë botën si Dita Ndërkombëtare e Fluturimit të Njeriut në Kozmos. Dhe kjo, në nderim të ngjarjes së madhe të shkeljes së njeriut të parë në Hënë.

Përkatësisht në 12 prill të vitit 1961, me një raketë hapësinore tip “Vostok 3KA-3”, u lëshua në orbitë, piloti kozmonaut sovjetik, Juri Gagarin.

Për herë të parë, në historinë e njerëzimit, një njeri u hodh në orbitë dhe kreu disa rrotullime rreth globit tokësor. Një arritje e paparë kjo e shkencës dhe e teknikës së fluturimit.

Ndërsa Gagarin, një pilot i zakonshëm deri atëherë, u përgatit, posaçërisht për këtë fluturim ndërplanetar dheu bë njeriu i parë në botë që mposhti forcën e gravitacionut universal e u ngjit lart, në hapësirën e pamatë, ku toka nuk kishte më fuqi ta tërhiqte dhe fluturoi në atë lartësi ku nuk kishte qenë asnjeri deri atëherë.

Kryeministri sovjetik, Nikita Krushov, i dha atij titullin “Hero i Bashkimit Sovjetik”, teksa mori më pas edhe epitetin “Kristofor Kolombi i Kozmosit”.

SHKARKO APP