Dita e makaronave, shijoni një pjatë

Dje ishte dita ndërkombëtare e makaronave. Vendimi është marrë 22 vite më parë kur ekspertë nga e gjithë bota u mblodhën në “Kongresin ndërkombëtar të makaronave”.

Në vitin 2016, në Bashkimin Europian u prodhuan 5.3 milionë tonë pasta, 1.8 milionë më shumë se dhjetë vite më parë. Kjo sasi prodhimi llogaritet në një mesatare prej gati 10.5 kilogramë makarona për banor, ndërsa vlera arrin në 5.7 miliardë euro.

Nuk është e çuditshme që vendi kryesues me distancë të madhe nga ndjekësit është Italia, e cila prodhoi 3.8 milionë tonë makarona, me vlerë 3.9 miliardë euro. Italia zë kështu 72% të volumit total të prodhimit të këtij ushqimi në BE dhe 69% të vlerës. Pas Italisë janë Gjermania dhe Franca. Shumica e eksporteve për këtë produkt shkojnë në Shtetet e Bashkuara, ndjekur nga Japonia, Zvicra, Kina dhe Rusia.

Sao Paulo i Brazilit është zgjedhur sivjet si destinacioni për Ditën Botërore të Makaronave, dhe fesitmet do të zgjasin deri me 28 tetor me pjesëmarrjen e 250 makaronabërësve më të mirë të botës.

Ndër iniciativat më të rëndësishme gjatë kësaj feste është ajo e “Fuqisë së makaronave”, ku tre milion pjata me makarona do t’u shpërndahen të varfërve.

SHKARKO APP