Dita e Standardeve, Ekonomi: Çertifikoni produktet

Në Ditën Botërore të Standardeve, ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi i bëri thirrje bizneseve për të çertifikuar produktet e tyre me standardet europiane.

97% e këtyre të fundit janë përkthyer dhe botuar në një katalog të posaçëm, i cili përcakton në mënyrë të detajuar standardin për çdo produkt dhe kodin përkatës.

Sipas Ekonomit, kur një biznes përdor një standard ul kostot dhe rrit mundësitë e gjetjes së tregjeve të tjera. Po ashtu, edhe konsumatorët kanë përfitimet e tyre pasi sigruohet më tepër mbrojtje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas studimeve zyrtare, çertifikimi me standarde ndikon deri në rritjen në 2 për qind të prodhimt të brendshëm bruto.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?