Dita pa Makina – Tiranës do i shtohen zonat pedonale. Rikthehet dhe Blloku në zonë pedonale

Sot në Ditën pa makina kryetari i bashkisë Erion Veliaj tregoi për projektet dhe vendimet e ardhshme që do të ndërmerren për atë që ai e quajti “një jetë me ajër më të pastër në Tiranë”

Projekti i parë është kthimi në pedonale i katër zonave të tjera

Projekti i dytë ka të bëjë me makinat elektrike dhe për këtë Veliaj bëri një paralelizëm me Kinën.

Zonat që do behen pedonale

-Brenda këtij mandati Sheshi Nënë Tereza do të jetë me kohë të plotë pedonale.
-Pjesa mbas ministrisë së Arsimit, ku ndodhen shtëpitë karakteristike, “shikojmë se ka një potencial për hapësirë të ngjashme si pazari i ri” tha Veliaj

-Një hapësirë e tretë ka të bëjë me zonën e Bllokut. Verën e ardhshme rrugicat e Bllokut do të jenë hapësira pedonale, ndërsa damarët që janë pingul me Lanën do të jenë damarët ku do të lëvizë trafiku

-Edhe Piazza Italia do të jetë pedonale kur të mbarojë stadiumi

SHKARKO APP