Ditët e fundit të Dr Florit. A e paramendoi vdekjen e tij?

Shkak për këtë mësohet të ketë qenë një problem shëndetësor i djalit të tij të porsalindur,  për kurimin jashtë të të cilit, ai nuk kish arritur dot të siguronte të ardhura. Madje mësohet se si pasojë e kësaj kishte vendosur të shiste edhe shtëpinë. Pasi ka përfunduar formalitetet e kësaj shitjeje, me paratë e marra ai ka mbyllur borxhet që kishte dhe pjesët e mbetura ia ka kaluar të shoqes, Blerinës, 29 vjeç. Nuk dihet sa ishte shuma e këtyre transaksioneve sepse siç thoshte edhe vetë në intervistat e tij  Florian Kondi: “mëkatet dhe lekët nuk tregohen”.

Por pasi ka bërë këto veprime ai ka qenë në kërkim të një kredie për të bërë analizat për djalin e porsalindur. Ndoshta m

ungesa e marrjes së saj, pamundësia për të siguruar kurimin e qenies së dashur e ka shtyrë atë drejt një depresioni të theksuar. Kush e ka takuar Florianin javët e fundit flet pikërisht për një gjendje të theksuar depresive.

Por a kishte ai në plan të bënte diçka të rëndë? A lidhet vdekja e tij sot, me gjendjen e tij psikologjike? E vështirë të thuhet. Megjithëse të gjitha veprimet e kohëve të fundit të lenë të mendosh se gjithshka, deri në marrjen e overdozës ka qenë e përgatitur.

 Gjithësesi, ajo që mësohet nga të afërmit e tij është fakti se gjatë natës së mbrëmshme, nën efektin e gjendjes së tij të rëndë, ai ka marrë një mbidozë kokaine. E llahtarisur e shoqja e tij Blerina ka marrë rreth orës 6 të mëngjesit, të vëllanë, pasi ka kuptuar se gjendja ishte bërë e pakontrollueshme.  Por  përçapja e saj ka qenë e kotë dhe e vonuar. Këngëtari ka vdekur në duart e të vëllait.  Nuk ka vlejtur fare vajtja e tij në ambulance e as doza e insulinës që i ka injektuar mjeku. Florian Kondi ka ndërruar jetë  ende pa mbërritur në spitalin Nënë Tereza. Mbidoza e marrë me dashje apo nga pakontrolli i ka marrë jetën. Pikërisht ashtu sikurse këngëtari pati deklaruar në daljen e tij të fundit në emisionin “Zonë e Lirë”: “Ashtu të merr ajo (droga). Nuk e kontrollon dot atë… Rreziku është i madh. Është armë e fuqishme. Rreziku është i madh që të të mundë droga, jo ta mundë njeriu drogën, dmth ta kontrollojë”.

Ashtu e mori ajo edhe Dr Florin, artistin kontrovers që ashtu si me jetën dhe kthesat e tij, me këngët që bëri, me njerëzit që mbështeti apo fshikulloi, do të lërë pas një mister: a pati një fluturim të programuar drejt qiellit, apo realizoi dhe në jetë profecinë që kish thënë në TV, e mundi droga?

SHKARKO APP