Ditmir Bushati: PS ofron një projekt për punësimin, jo një vend pune

Koordinatori i PS-së në qarkun e Shkodrës, Ditmir Bushati ka komentuar takimin e kryeministrit Rama me mbështetës në Shkodër dhe ka bërë dallimin mes PS-së e forcave të tjera.

Në këtë pikë, Bushati nuk i ka kursyer akuzat për LSI-në. Me anë të një statusi ai thotë se njerëzit nuk duhet të votojnë për ata që ofrojnë vetëm një vend pune, por për ata që kanë një projekt punësimi.

STATUSI I PLOTE

Shkodra i tregoi gjithë Shqipërisë që nuk është më bastion i asnjë partie, por promotorja numër një e Shqipërisë që duam.
Nuk u valvitën ngjyra e nuk u hodhën akuza ashtu siç jemi mësuar të shikojmë e dëgjojmë përditë nga të tjerët.
Në sheshin përpara Bashkisë në Shkodër u fol shqip, shkurt dhe pastër për Shkodrën që shkodranët duan dhe Shqipërinë që ne duam. Me KM Edi Rama dhe kandidatët e listës së Partia Socialiste e Shqipërisë.
Nuk ka një forcë gravitacionale më të fortë se sa të flasësh përpara qindra e mijëra qytetarëve shkodranë, familjes dhe fëmijëve të tu. Sot, më shumë se kurrë kemi nevojë për të kuptuar se sa e rëndësishme është një shenjë e vogël në një letër të bardhë, për 4 vitet e ardhshme e për të ardhmen e këtij vendi.
Ne nuk do të tregohemi dritë-shkurtër kësaj here, nuk do votojmë për atë që na ofron një vend pune, por për atë që ka një projekt për punësimin në Shqipëri. Ne nuk do të votojmë për atë që kërkon të na blej, por për ata që kërkojnë të na shohin me më shumë mirëqenie në shtëpitë tona!
Prandaj, më 25 Qershor voto numrin 2. Voto për Shqipërinë!
#përShqipërinëqëduam
#përShkodrënqëduam

SHKARKO APP