Divorci Chris Pratt dhe Anna Faris, web-i fajëson Jennifer Lawrence

Divorci mes Chris Pratt dhe Anna Faris, të cilët i thanë lamtumirë njëri-tjetrit pas 8 viteve martesë, ishte një rrufe në qiell të pastër për shumë në Hollywood. Ata që nuk janë çuditur kanë qenë fansët e shumtë të çiftit, të cilët kanë drejtuar gishtin drejt Jennifer Lawrence.
Sipas të mirë informuarve, në fakt mes Chris dhe Jennifer kishte prej kohësh një marrëdhënie të fshehtë. Të dy janë frekuentuar të paktën që prej 2016, kur u takuar në xhirimet e ‘Passengers’.

Të gjithë në atë kohë e mohonin tradhtinë, po skandali duket se i shkoi në vesh Anna Faris, e cila deklaroi se ndjehej e pasigurt me martesën e saj. Tani çifti duket se është divorcuar dhe e vetja gjë që i lidh është djali Jack. ‘Djali ynë- shkruan çifti- ka dy prindër që e duan shumë, prandaj për këtë duam të mbajmë situatën sa më shumë private. E kemi xhan njëri-tjetrin dhe do ta kemi përzemër gjithmonë kohën e kaluar bashkë dhe do vazhdojmë të kemi një respekt të thellë për njëri-tjetrin’.

Nuk është hera e parë që Lawrence gjuan burrat e të tjerëve. Në verën e 2014 ajo filloi një lidhje me Chris Martin, i cili sapo ishte divorcuar nga artistja Gwyneth Paltrow.

Raporti mes tyre përfundoi pas disa muajsh, shkaku mendohet se ishte prezenca e ish bashkëshortes kudo.
Do arrijë Chrisi tjetër të vendosë një kufi për ish bashkëshorten?

SHKARKO APP