Divorci, Depp preu gishtin dhe shkruajti me gjak

Johnny Depp dhe Amber Heard kanë arritur më në fund një marrëevshje gjatë betejës për divoercin e tyre, ka bërë të ditur Daily Mail Online.

Avokatët e të dyja palëve kishin ndërmarrë një maratonë të ethshme gjatë ditëve të fundit për të arritur një ujdi.

Por gjatë orëve të vona të së hënës Depp ra dakord për një marrëveshje e cila mendohet të vërtitet rreth 10 milionë dollarëve për t’u ndarë nga gruaja e tij, me të cilën ka qenë i martuar gjatë 15 muajve të fundit.

Në procesin gjyqësor mes Amber Heard dhe Johnny Depp po dalin gjithnjë e më shumë prova që mbështesin pretendiet e aktores për abuzim nga ana e aktorit.

Pas videos së publikuar disa javë më parë, ku Depp shfaqej në gjendje të dehur duke thyer xhama dhe bërtitur bashkëshortes së tij, TMZ publikoi një imazh nga “çmenduria” e aktorit.

Në imazh duke një pasqyrë e thyer mbi të cilën është shkruar me gjak dhe bojë blu “Starring Billy Bob + Easy Amber”.

Sipas dëshmisë së Amber, Johnny ishte nën efektin e alkoolit dhe drogërave dhe në  debat e sipër ka prerë njërin gisht të dorës dhe me të ka shkruar me gjak në pasqyrë këto fjalë, duke e akuzuar Amber për tradhti me aktorin Billy Bob Thornton.

Aktori nuk kërkoi menjëherë ndihmë mjekësore për plagën që i kishte shkaktuar vetes, por u paraqit vetëm pas 24 orësh në spital. Sipas raportimeve, mjekët e kishin të pamundur që t’i ngjisnin sërish gishtin, ndaj përdoren lëkurë të shkëputur nga dora e tij për ta riparuar atë.

SHKARKO APP