Dixhitalizohen vërtetimet, së shpejti online, në çdo kohë dhe pa asnjë kosto

Me qëllim përmirësimin dhe modernizimin e shërbimeve si dhe rritjen e performancës së institucionit së shpejti Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se do të ofrojë në platformën online e-albania 9 shërbime shumë të rendësishme për bizneset dhe qytetarët.

Së shpejti sipërmarrësit dhe individët do të mund të bëjnë kërkesë dhe shkarkojnë on line vërtetimet si më poshtë:

  • Vërtetim për pagesën e detyrimeve
  • Vërtetim xhiro për 3 vitet e fundit
  • Vërtetim për përgjegjësitë tatimore
  • Vërtetim statusi (aktiv, pasiv përfshirë datën)
  • Vërtetim për regjistrim të investitorit
  • Vërtetim për pagesën e kontributeve nga subjekti
  • Vërtetim për posedim mjeti
  • Vërtetim për individ të paregjistruar
  • Vërtetim për pagesën e kontributeve për individin

Për një pjesë të këtyre shërbimeve përgjigjja do merret në kohë reale dhe vërtetimi i ofruar në mënyrë elektronike do ketë firmë dhe vulë dixhitale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qytetari ose tatimpaguesi do të logohet në portalin e-Albania me kredencialet e tij (emër përdoruesi dhe fjalëkalim) dhe do të zgjedhë shërbimin që i nevojitet. Implementimi i këtij projekti ka rëndësi dhe ndjeshmëri të lartë pasi ndihmon si institucionin ashtu edhe qytetarët në minimizimin e kohës së ofrimit dhe marrjes së shërbimeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

DPT është e angazhuar maksimalisht në lehtësimin e procedurave për të ofruar në çdo kohë dhe me sa më pak kosto shërbim cilësor për çdo tatimpagues.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?