Djali më i gjatë në botë, operacion në tru për të ndaluar rritjen
Është vetëm 12-vjeç dhe konsiderohet djali më i gjatë në botë me një gjatësi 2.3 metra.
Gabriel Gomes vuan nga gigantizmi, një çrregullim serioz i shkaktuar nga një tumor i gjëndrrës së hipofizës, që do të thotë se trupi i tij prodhon shumë hormone rritjes,do ti nënshtohet një operacioni të rrezikshëm në tru për të ndaluar rritjen e mëtejshme.
“Më shqetëson shumë fakti që jam i gjatë, dua të jem normal,”-shpreht Gabriel. “Ndjej shumë dhimbje, këmbët më lodhin shumë. Ndonjëherë vuaj nga dhimbja e shpinës, e kam kurrizin me gungë.”
Gabrieli ka bërë edhe operacione të tjera në moshësn 10 vjeçare dhe kaloi disa kohë në spital.
Megjithatë mjekët nuk arritën që ti hiqnin të gjithë tumorin dhe ka vazhduar që të rrritet. Tani 2 vite më pas nevoja e Gabriel për kirurgji është urgjente. Nëse operacioni dështon, nuk ka asgjë që do të ndalojë rritjen e trupit të tij dhe organet e tij do të reshtin së funksionuari.
Eksperti i hormoneve Dr.Flavio Cadegiani tha se gigantizmi është një sëmundje shumë e rrallë që komprometon jetën e pacientit.
“Ky pacient ka shumë të ngjarë të vdesë në 15 vitet e ardhshme. Pra, ai duhet të shkojë nën një operacion të ri.”