Dje u bë shqiptar me letra, flet për herë të parë kryepeshkopi Janullatos

Kryepeshkopi i Kishës Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, që nga dita e djeshme është shqiptar edhe me letra, pas 25 vitesh qëndrimi në Shqipëri.

Ishte presidenti Ilir Meta që firmosi dokumentet, duke pranuar edhe kërkesën e bërë nga Janullatosi ndër vite.

Pas kësaj, ka folur edhe vetë kryepeshkopi, Anastaj Janullatos.

Gjatë meshës së Krishtlindjeve, në fjalën e tij falënderuese ndaj Presidentit Meta Kryepeshkopi Anastas e krahasoi vendimin e Presidentit për dhënien e shtetësisë shqiptare me “verën e cila sa më shumë vjetrohet aq më shume vlera merr”!

SHKARKO APP