Djokovic dhe Chardy në gjysmëfinalen e turneut në Montreal

Numri 1 botëror, Novak Djokovic, është kualifikuar të premten për në gjysmëfinalen e Masters 1000 në Montréal, pasi mundi letonezin Ernests Gulbis, me rezultatin 5-7, 7-6 (9/7), 6-1.
Serbi do të ketë të shtunën përballë në gjysmëfinale francezin Jérémy Chardy, i 49-ti në klasifikimin botëror, i cili mundi amerikanin John Isner (i 12-ti në klasifikimin botëror) pas një ndeshje maratone.
Djokovic ka patur një ndeshje jo të lehtë, e cila përfundoi në favor të tij pas 2 orë e 30 minutash.
“Ernests meritonte të fitonte këtë ndeshje. Ai ishte më i miri në dy setet e para. Unë nuk jam i kënaqur nga loja ime”, u shpreh në frengjisht N.1 boteror, tre herë fitues i turneut kanadez (2007, 2011, 2012). 

SHKARKO APP