”Do dilni dhe te liqeni i Pogradecit me shpejtësi të madhe”, Noka për Ramën: Bëri propagandë 11 muaj më parë

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, të bëra 11 muaj më parë gjatë inspektimit të rrugës Elbasan–Librazhd.

Në atë kohë, Rama u shpreh: “E dëgjoni ju dibranët, se për ju paska qenë kjo botë, a e dëgjoni? Mirë Rruga e Arbrit, por tani do dilni dhe te liqeni i Pogradecit me shpejtësi të madhe”, duke e cilësuar projektin si një lehtësi të madhe për banorët e Dibrës.

Sipas Nokës, këto deklarata janë pjesë e një fushate të pastër propagandistike, që sipas tij synon të paraqesë investimet infrastrukturore si arritje personale të kryeministrit. Ai thekson se projektet rrugore janë financuar me taksat e qytetarëve shqiptarë dhe duhet të jenë në funksion të zhvillimit real ekonomik, e jo pjesë e retorikës politike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?