Do e votoje Berishën? Supermbesa: Varet sa të ulta mi ofron taksat (VIDEO)

Dasara Malltezin, e njohur si Supermbesa e ish-kryeministrit Sali Berisha, e ftuar në “Oktapod” në Vizion Plus, ka folur për projektet e saj, të ardhmen, prindërit dhe gjyshin.

Pyetjes së moderatorit, nëse do e votonte Sali Berishën nëse nuk do e njihte, ajo përgjigjet: “Nëse nuk do ta njihja Sali Berishën, do vendosja ta votoja në saj të sa të ulta do mi bënte taksat”.

 Me tej Turjan Hyska e pyet për këshillat që zakonisht Dasara merr nga gjyshi.

“Më jep këshilla të shumta, për shëndetin, për palestrën, madje vetëm prej tij nuk konsumoj miell të bardhë dhe sheqer të bardhe”. Ajo ka folur edhe për sulmin e vazhdueshëm që ka marrë nga media, sipas saj dhe e ka quajtur si formë që njërëz të ndryshëm kanë përdorur për të sulmuar Sali Berishën.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=OsRZ_68YjGI” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP