“Do vdesim për tokat e gjyshërve”/ Banorët e Rrjollit kundër projektit për resortin. Përplasje fizike me policinë
Banorët e zonës së Rrjollit në Velipojë vijuan edhe sot protestat kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik luksoz në këtë territor.
Pas tubimit të zhvilluar një ditë më parë para Kuvendit dhe Prokurorisë së Posaçme në Tiranë, ata u mblodhën sërish në vendbanimin e tyre për të penguar nisjen e punimeve.
Gjatë protestës u shënuan momente tensioni mes banorëve dhe forcave të policisë. Protestuesit u ulën në rrugë dhe bllokuan automjetet e kompanisë, duke tentuar të mos lejojnë hyrjen e mjeteve në zonën ku pritet të ndërtohet resorti.
Me thirrje të forta, ata deklaruan se nuk do të tërhiqen. “Punëtorë jeni ju, punëtorë jemi edhe ne. Me gjak ju, me gjak edhe ne”.
Banorët shprehen se toka është trashëgimi familjare dhe se nuk do ta lëshojnë në asnjë rrethanë. “Do të vdesim këtu për tokën tonë, për tokën e gjyshërve”.
Ata paralajmërojnë vijimin e protestave nëse projekti nuk pezullohet
KOHA JONË SONDAZH

