Doda: Partitë e mëdha flasin për tepsi, timonë e sahanë. PDIU, kilometra larg kësaj gjuhe

Kur edhe pak ditë ndajnë nga zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, tonet e përdorura në fushatën elektorale janë ashpërsuar dukshëm. Krerët e partive të mëdha hedhin akuza ndaj njëri-tjetrit, por edhe bëjnë batuta ironizuese.

Por deputetja e PDIU, Mesila Doda thotë se partia nën logon e së cilës ajo kandidon në këto zgjedhje është larg kësaj gjuhe të përdorur në fushatë.

Në rubrikën “Opinion” në “News24”, Doda tha se “Partitë e mëdha flasin për tepsi, timonë e sahanë, ndërsa PDIU është kilometra larg kësaj gjuhe”.

“Duhet të jenë me këmbë në tokë dhe të kuptojnë se shqiptarët kanë nevojë për më shumë shpresë, mundësi për një jetë më të mirë dhe zhvillim. Gjuha e tillë është e patolerueshme për ata që kanë qeverisur bashkë. Qytetarët shqiptarë nuk e meritojnë një ngritje artificiale tonesh. Por PS dhe PD kanë vizione krejt të ndryshe në programet e tyre ekonominë, edhe për çështjet sociale. Sot nuk kemi më kryetarë partie, por mbretër që bëjnë me kokën e tyre”, u shpreh deputetja Mesila Doda.

 

SHKARKO APP