Doganat, kontrolle të përbashkëta Shqipëri-Kosovë, një në pranga

Prej disa ditësh, grupe të Antikontrabandës së Administratës Doganore Shqiptare dhe Administratës Doganore të Kosovës po kryejnë patrullime të përbashkëta në të dy anët e kufirit.

Deri më tani janë kryer 445 kontrolle të përbashkëta, në akse rrugore si dhe u monitorua e gjithë vija e gjelbër.

Në të gjitha kontrollet u përdorën pajisjet e specializuara nën përdorim të grupeve që operojnë në terren tw tilla si: videoscope, pasqyra të veçanta, narcotic test kit donacione të Ambasadws Amerikane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, një person është arrestuar në pikën kalimit kufitar Qaf Morinë në Tropojë, pasi tentoi të kalonte mallra kontrabandë duke iu shmanguar detyrimit doganor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë kontrollit në mjetin e Erblin Sallakut u gjetën pajisje elektronike të ndryshme, si celularë të markës “Samsung”, “iPad”, bateri dhe aksesorë të ndryshëm për telefona celularë.

Sipas informacioneve, ky shtetas kryente kontrabandë nga Kosova në drejtim të Shqipërisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?