Doganat shpallin vende pune për doganierë, inspektorë e specialistë në …

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka shpallur disa vende vakante, në një pjesë të cilave ëhstë konkurrim i hapur ku mund të konkurrojë kushdo që plotëson kriteret dhe disa vende të tjera në të cilat do të tentohet të plotësohen fillimisht me lëvizje paralele në administratë dhe në rast se kjo nuk realizohet atëhere mund të kalojnë për konkurrim të hapur.

Referuar njoftimeve përkatëse të publikuara në faqen zyrtare të Drejtorisë së Doganave, janë 12 vende të lira pune për pozicionin “doganier” të cilat janë shpallur fillimisht për nëpunësit e administratës doganore që duan të bëjnë lëvizje paralele. Afati i fundit i aplikimit për ata nëpunës që plotësojnë kriteret është data 4 tetor.

Ndërkohë, janë edhe 13 vende pune për pozicionet inspektor antikontrabande, specialist hetues e komandant grupi në të cilat konkurrimi është i hapur. Ata që plotësojnë kriteret e bëra publike në shpalljen e vendeve vakante mund të dorëzojnë dokumentet deri me datën 2 tetor.

Shpallje për konkurrim të brendshëm me procedurën e lëvizjes paralele brenda sistemit doganor:

-2 vende pune/Doganier Akcize në Zyrën e Akcizës, pranë Degës Doganore Korçë, Kategoria C2/IV-a

-1 vend pune/ Doganier Akcize/Regjime/Preferenca/Përjashtime në Zyrën e Regjimeve dhe Akcizës, pranë Degës Doganore Bllatë, Kategoria C2/ IV-a

-2 vende pune/Doganier Akcize/Regjime/Preferenca/Përjashtime në Zyrën Doganore Qafë-Botë, pranë Degës Doganore Sarandë, Kategoria C2/ IV-a

-1 vend pune/Doganier Akcize/Regjime/Preferenca/Përjashtime në Zyrën e Regjimeve dhe Akcizës, pranë Degës Doganore Tri-Urat, Përmet Kategoria C2/ IV-a

-1 vend pune/ Doganier Klasifikim/VIerësim/Kontroll Fizik në Zyrën Doganore Qafë-Morinë , Tropojë, pranë Degës Doganore Morinë, Kategoria C2/ IV-a

-1 vend pune/Doganier Klasifikim/Vlerësim/Kontroll Fizik në Zyrën e Operacioneve Doganore, pranë Degës Doganore Rinas, Kategoria C2/ IV-a

-1 vend pune/Doganier Klasiflkim/Vlerësim/Kontroll Fizik/Regjime në Sektorin e Cargo/Regjimeve , pranë Degës Doganore Rinas, Kategoria C2/ IV-a

-1 vend pune/Doganier Klasifikim/Vlerësim/Kontroll Fizik në Zyrën Doganore Tushemisht, pranë Degës Doganore Qafë-Thanë, Kategoria C2/ IV-a

-1 vend pune /Doganier Klasifikim/VIerësim/Kontroll Fizik në Zyrën e Operacioneve Doganore, pranë Degës Doganore Kakavijë, Kategoria C2/ IV-a

-1 vend pune/Doganier Regjime/Preferenca/Përjashtime në Zyrën e Regjimeve/Preferencave/ Përjashtimeve, pranë Degës Doganore Tiranë, Kategoria C2/ IV-a

Shpallje për konkurrim të hapur

– 3 vende pune/Inspektor Antikontrabande, në Sektorin e Antikontrabandës Detare, në Drejtorinë e Antikontrabandës, Kategoria C2, Kategoria e pagës IV- a

-4 vende pune/Specialist Hetues, në Drejtorinë e Hetimit, Kategoria C1, Kategoria e pagës lll- b

-5 vende pune/Komandant Grupi, në Sektorin e Antikontrabandës Tokësore, në Drejtorinë e Antikontrabandës, Kategoria C1, Kategoria e pages lll- b

Për të lexuar shpalljet e plota, kriteret dhe dokumentacionin, kliko këtu: Njoftime 

SHKARKO APP