Doganat, udhëzues të ri për procedurat e peshimit

Në vijim të zbatimit të planit të veprimeve të inicuar nga Ministria e Financave njofton se për thjeshtëzimin e procedurave doganore dhe tatimore, është miratuar dhe ka hyrë në fuqi udhëzimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, nr. 10572/2,  datë 27/07/2016, “Mbi kryerjen e procedurave të peshimit pranë zyrave doganore”.

Risia e këtij udhëzimi, i kërkuar prej kohësh nga operatorët e import-eksportit, është aplikimi i modelit të riskut, duke shfuqizuar detyrimin për peshimin e 100% të mjeteve për qëllime import-eksporti të mallrave.

Nëpërmjet këtij udhëzimi shmangen vonesat në pikat e kalimit kufitar, në veçanti në Portin e Durrësit, ulen kostot e biznesit, duke mospaguar shërbimin e peshimit dhe mbi të gjitha kursehet kohë në procesin e zhdoganimit.  Gjithashtu shmangen gjobat e marra për shkak të diferencave të peshimit të dubluar në Doganat hyrëse kufitare dhe Doganave të brendshme, si dhe luftohen sjelljet jo etike nga administrata doganore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rritja e efikasitetit në luftën kundër evazionit, fiskal duke orientuar kontrollet sipas nivelit të rrezikshmërisë, duke thjeshtëzuar procedurat dhe duke ulur kostot e biznesit është objektiv i vazhdueshëm prioritar i Ministrisë së Financave, i cili po konkretizohet dhe do të vijojë edhe në të ardhmen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministria e Financave njofton se fton operatorët e biznesit të njihen me këto ndryshime dhe të përfitojnë lehtësirat e parashikuara në këtë udhëzim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?