Dogji shenjat e gishtave, çmenduria e trafikantit më të madh

Një gjykatë në SHBA e ka dënuar me 35 vite burg atë që njihet si trafikanti më i madh i kokainës në botë.

Daniel Barrera Barrera, i njohur edhe si ‘I çmenduri’ (El Loco), u dënua nga një gjykatë në Nju Jork me 35 vite burg dhe një gjobë prej 10 milionë dollarësh.

Gjykatësi e quajti trafikantin një njeri të zgjuar e të talentuar, që nga një fermer i thjeshtë u bë kreu i një organizate të dhunshme kriminale.

Duke folur në gjykatë, 48-vjeçari tha: I kërkoj falje familjes sime për vuajtjet që i kam shkaktuar”.

El Loco konsiderohet si Pablo Escobar i ditëve moderne.

Kolumbiani ishte dënuar në vendin e tij në vitin 1990 për trafik kokaine, por u arratis nga burgu.

El Loco bëri operacion plastik për të fshehur identitetin e tij.

Po ashtu dogji shenjat e gishave, për të shmangur njohjen nga forcat e rendit.

SHKARKO APP