Doktori si David Copperfield

 

Nga Lorenc Vangjeli

Që Doktor Berisha është mjeshtër i magjisë, këtë pak vetë e venë në dyshim. Të majtë e të djathtë. Të djathtët e dinë dhe e nderojnë si magjistar se i mbajti së paku tetë vjet në pushtet duke qenë në pakicë në vend. Por dalja në opozitë e ka dëmtuar këtë nerv të veçantë të Doktorit dhe ai i është lëshuar në krahë një tjetër vetie (vesi???) të tij të vjetër: ekzagjerimit. Ta shohësh botën me sytë e Doktorit me siguri ajo nuk është ajo që njohin të gjithë. Nuk ka rëndësi më e mirë apo më e keqe, rëndësi ka që bota e Doktorit është më e madhe. Njëlloj si pika e ujit që kur do Doktori bëhet oqean. Kërkohet një shembull i freskët fare? Ja një nga Facebook-u i tij nga ku ai vigjilon mbi botën e vogël shqiptare: “Ia arritëm ditës që një parti shqiptare (LSI) të blejë Kryqin e Kuq!

LSI për bamirësi ka blerë edhe Kryqin e Kuq në Berat. Mediat sociale informojnë se zonja T.T. e Kryqit të Kuq në Berat bën fushatë në podium me kushëririn e Ilir Metës që kandidon në Berat”. Mjafton një individ, që sipas Doktorit, i gjithë institucioni ku presupozohet të punojë ai, të jetë shitur/blerë. Sepse sipas tij, çdo gjë në këtë dynja është në shitje/blerje.

Sepse nuk mund ta kuptojë që mund të ndodhë dhe ndryshe. Apo bën sikur nuk kupton? Dhe si  David Copperfield, mjeshtri magjik i magjisë, kërkon të bëjë magji të zezë për kundërshtarët? Vështirë e ka. Dhe ka të drejtë. Tani pushteti i tij tij është Facebook-u dhe vetëm aty mund të komandojë botën e tij virtuale, të dashurit e tij virtualë, miqtë virtualë dhe like-t…e blera…me para të vërteta.

javanews.al

SHKARKO APP