Dokumentet/ Vokshi nxjerr bllof Ballën: Seanca për Teatrin ishte në axhendë!

Deputetja e PD, Albana Vokshi ka reaguar pas deklaratës së kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla se seanca e sotme dëgjimore në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik të Kuvendit për çështjen e Teatrit ishte kundër rregullores dhe se asnjë deputet i grupit Parlamentar Socialist nuk bojkoton Kuvendin apo komisionet.

Përmes një postimi në Facebook, Vokshi thotë se pushteti dhe vete Kuvendi janë të shqiptarëve, ndërsa ka publikuar edhe dokumentet ku sipas saj vërtetohet se mbledhja ka qenë në axhendë e përcaktuar, në bazë të rregullores.

Deklarata e Vokshit:
Me deklaratën e tij banale dhe qesharake, Taulant Balla, përpiqet të mbulojë një të vërtetë të thjeshte: Pushteti dhe vete Kuvendi janë të Robert Ndrenikes, Robert Budinës, Taulanda Jupit, Alfred Trebickës Alert Celoaliajt dhe të gjithë shqiptarëve.
Ne deputetët, jemi vetëm përfaqësues të tyre, edhe pse Taulanti e mendon veten si padron të tyre. Vullneti ynë duhet t’i nënshtrohet vullnetit të njerëzve.
Artistët e kanë shprehur hapur vullnetin e tyre: ata janë kundër planit të Edi Ramës për prishjen e teatrit dhe dhënien e tokës së tij klientëve për të fituar qindra miliona Euro. Natyrisht, Taulanti, është në anën e parave të Edi Rames dhe jo artit dhe vlerave të Robert Ndrenikës. Taulanti, nuk mund të jetë në anën e vlerave historike, të identitetit kombëtar, kulturës…
Më poshtë dy dokumentat që mbledhja ka qenë e rregullt, ka qenë në axhendë e përcaktuar, në bazë të rregullores.
Sa për sqarim të Taulant Ballës, Arlekinit të Ramës, që nuk kuptoi kurrë nga Rregullorja e Kuvendit: axhendën e një Komisioni Parlamentar e përcakton, në rastin konkret, neni 32 pika 2 dhe neni 36 i Rregullores së Kuvendit, që thote se kërkesa e 1/3 së deputetëve pranohet automatikisht dhe Komisioni është I detyruar të mblidhet (bashkangjitur rendi i ditës ne faqen zyrtare të Kuvendit dhe shkresat ).
35302357_10156555447359429_4922325167402647552_n
35142992_10156555447389429_6678084742623002624_n
35078579_10156555447659429_4958535697372807168_n

SHKARKO APP