Dokumenti për datëlindjen e vërtetë të Enver Hoxhës
Për to kam shkuar dhe më parë, si dhe data të ndryshme janë përdorur dhe nga autorë të tjerë. Më 2 tetor 1947, për herë të parë, publikohet zyrtarisht datëlindja 16 tetor e Enver Hoxhës. Bashkëshortja e tij, Nexhmije Hoxha shkruan se; “në Francë ruheshin regjistrat, ku figuronte emri i Enverit me ditëlindje 3 tetor 1908, ashtu siç e ka pasur të shënuar në pasaportë e atyre viteve, sipas kalendarit “alla turka” dhe që “alla franga” i bie pikërisht 16 tetor”.
Por, bashkë me shumë pasaporta të huaja që i përkisnin Enver Hoxhës, (si jugosllave, sovjetike, italiane, franceze, etj.) është gjetur dhe pasaporta shqiptare e Hoxhës, e vitit 1945-46. Ajo që bie në sy është se në këtë dokument, Enver Hoxha ka datëlindjen 12 maj 1908. Për këtë datë të lindjes së Hoxhës kam shkuar dhe në librin “Enver Hoxha në optikë të re”, por atëherë kjo datë nuk u besua dhe u cilësua e padokumentuar. Pasaporta me datën 12 maj 1908 i përket koleksionuesit privat S. Metalia. Në arkivin personal të tij, gjenden mjaft materiale të tjera, hedhin dritë mbi shumë hije të jetës se Enver Hoxhës.
Datëlindjet e Hoxhës
16 tetor 1908 (Datëlindja që njihet zyrtarisht)
10 shtator 1908 (Datëlindja në Albumin e Luftës Nacionalçlirimtare)
3 tetor 1908 (Datëlindja me të cilën u regjistrua në universitetin e Montpeljesë)
25 qershor 1908 (Datëlindja më të cilën është regjistruar në Liceun Francez të Korçës)
30 Qershor 1908 (Datëlindja më të cilën është regjistruar në Liceun Francez të Korçës Enveri)
8 shkurt 1908 (Datëlindja në biografinë zyrtare të vitit 1946)
12 maj 1908 (Datëlindja në regjistrin e Bashkisë së Gjirokastrës)