Doli për të peshkuar në liqen, 58-vjeçari nga Pogradeci nuk kthehet më në banesë

Ditën e sotme policia ka njoftuar se shtetasi D.M, rreth 58 vjeç, banues në fshatin Memëlisht-Pogradec, mëngjesin e sotëm, ka dalë për të peshkuar në liqen dhe nuk është kthyer në banesë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, ndodhen në vendngjarje ku po kryen kërkime, me qëllim gjetjen e tij.

SHKARKO APP