Dollari shënon nivelin më të lartë ndaj euros në 12 vjet

Dollari amerikan ka arritur nivelin më të lartë ndaj monedhës së përbashkët të Bashkimit Evropian, Euro, në 12 vitet e fundit.

Një Euro sot është këmbyer me 1.785 Dollar në Azi, duke shënuar pikën më të ulët të saj prej 10 shtatorit të vitit 2003.

Raportohet se dollari është forcuar nga spekulimet se Rezervat Federale të Shteteve të Bashkuara, do të fillojnë të rrisin shkallën e interestit në mes të vitit 2015.

Banka Qendrore Evropiane, nga ana tjetër, dje ka nisur fushatën e blerjes së letrave me vlerë në shumë prej 1 mijë miliardë eurosh, me qëllim që të stimulohet ekonomia.

Më 1 janar të vitit 2002, kur filloi qarkullimi i saj, euroja ishte më e dobët se dollari, por prej fundit të vitit 2002 nis të këmbehej me vlerë më të madhe se dollari.

Problemet e euros u shoqëruan nga shqetësimet rreth Greqisë, pasi ministrat e Financave të zonës Euro u takuan në Bruksel një ditë pasi kreu i grupit, Jeroen Dijsselbloem, i bëri thirrje Athinës që të “mos humbë kohë”, por të fillojnë zbatimin e reformave.

Indeksi që mat Dollarin u rrit me 0.3 për qind gjatë sesionit të sotëm në 96.72, ndërsa Euro ka rënë në 1963 dolllarë.

Në tregjet europiane, sipas të dhënave të Bankës Qëndrore Zvicerane, rezervat në monedhë të huaj gjatë muajit të kaluar kanë shënuar rritje.

SHKARKO APP