“Dollia në Vlorë”, Berisha: Rama po përgatit veten për Bashën kryeministër! I pa shpresë

Kryeministri Edi Rama ka ngritur një dolli për kryedemokratin Lulzim Basha në një drekë që pati ditën e sotme me peshkatarët në Vlorë. Pas këtij veprimi të Ramës, ka reaguar vetë kryedemokrati Basha, duke i thënë që “të mos ngrejë dolli për atë, por të merret me hallet e popullit”.

Por për këtë dolli nuk ka munguar as reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai thotë se “dollia e ngritur nga Rama për Bashën, tregon panikun e humbësit”.

POSTIMI I PLOTE
Rama po pregatit veten për Bashën kryeministër!
Dollia e Ramës për Bashën në Vlorë është paniku i humbësit, apo, me gjuhë deti, i të mbyturit që klith ta shpëtojnë!
Simbolika, ikona flet më shumë se teksti dhe ligjërata.
Ndaj dhe Rama zgjodhi drekën me peshkatarët për të ngritur dollinë/klithmë për Bashën, e cila jehoi gjatë “kapiteeen po mbytem kapiteen, më shpëtoni ju lutem se më mori deti”. Kapiteni ia ktheu aty për aty: pi sa të duash dolli për Bashën, je i pa shpresë”! sb

SHKARKO APP