Domethënia e 10 logove të famshme dhe e fshehta e tyre

Në ditët e sotme ka shumë kompani, logot e të cilave njihen menjëherë në shikim të parë, por pak njerëz në fakt e dinë kuptimin që fshihet prapa këtyre simboleve të korporatave. Në vijim ju sjellim 10 shembuj të logove  modernë të kompanive dhe kuptimet që në të vërtetë bartin ato:

1. Amazon

Shigjeta e cila duket si një fytyrë e qeshur në logon e Amazonit, në vete përmban një kuptim tjetër. Ajo përfaqëson  gamën e gjerë të artikujve në dispozicion për shitje me pakicë nga Amazon, nga A deri në Zh.

2. Apple

Logoja e Apple (Mollës) rrjedh nga historia e Adamit dhe Evës në Bibël. Molla e kafshuar përfaqëson frutin nga “Pema e Dijes”.

3. IBM

Logoja e IBM-it ka një mesazh të fshehur në të Kaltrën e Madhe, që e përfaqëson  kompaninë. Vijat e bardha që e përshkojnë atë, në këndin e djathtë të poshtëm, japin pamjen e shenjës së barabartë, duke përfaqësuar kështu barazinë.

4. Mobil

Vetë logoja e  Mobilit nuk përfaqëson asgjë, mirëpo ngjyrat po. E kuqja paraqet fuqinë, ndërsa e kaltra në logo përfaqëson besnikërinë dhe sigurinë.

5. FedEx

Logoja e FedEx-it duket e thjeshtë dhe është e vështirë të shihet se çfarë mund të jetë fshehur brenda saj. Por duke e shikuar nga afër, në hapësirën në mes të “E” dhe “X”, me ngjyrë  portokalli, Ex paraqet një shigjetë që tregon drejtimin përpara. Kjo shigjetë paraqet lëvizjen përpara drejt së ardhmes.

6. Audi

Katër rrathët në logon e prodhuesit të këtij automobili, në të vërtetë përfaqësojnë 4 kompanitë të cilat në vitin 1932  ishin  pjesë e Konsorciumit të Auto-Unionit, domethënë, DKW, Horch, Wanderer dhe Audi.

7. BMW

Logo e BMW-së i dedikohet historisë së kompanisë në aviacion. Logoja paraqet një helikë në lëvizje me pjesën e kaltër që përfaqëson qiellin. Kjo është për shkak të rolit të kompanisë në ndërtimin e motorëve të avionëve për ushtrinë gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore.

8. Mercedes-Benz

Logoja e Mercedesit me tre-yje paraqet dominimin e kompanisë mbi tokë, det dhe në ajër.

9. Toyota

Në logon e kësaj  kompanije janë tri elipse të dukshme, ku njëra përfaqëson zemrën e konsumatorit, tjetra zemrën e produktit dhe e treta zemrën e zhvillimit teknologjik.

10. Volkswagen

Logoja  e Volkswagenit  thjesht paraqet shkronjat  e inicialeve të kompanisë. “Volks” është fjalë gjermane  për popullin, ndërsa “Wagen” fjalë gjermane për makinën – makinë e popullit.

SHKARKO APP