Donald Trump merr me vete valixhen bërthamore
Sipas mediave britanike, Presidenti amerikan Donald Trump ka marrë me vete në turin e tij në Azi valixhen bërthamore. Çanta që shihni në foto njihet si “çanta e emergjencës e Presidentit amerikan”, dyshohet se peshon rreth 20 kg dhe përmban kodet bërthamore që me autorizimin e Trump mund të nisin një sulm shkatërrues në çdo vend të botës për vetëm 60 sekonda.
Nëse Presidenti Donad Trump vendos që gjatë këtij udhëtimi të aktivizojë kodet bërthamore, raketat ndërkontinentale ‘ICBM’ do të godasin çdo objektiv dhe askush nuk në botë nuk ka autoritetin për t’a ndalur.
“Daily Star” shkruan se kjo lëvizje është parë si presion ndaj Koresë së Veriut, por flitet se ajo mund të jetë një formë presioni edhe ndaj Rusisë dhe Kinës.
Në rast kërcënimi nga Koreja e Veriut, nëse Trump do t’i aktivizonte këto raketa, vendi komunist do të kthehej në hi vetëm për pak minuta, shkruan Lapsi.al. Kujtojmë se prej muajsh Koreja e Veriut dhe SHBA-të kanë lëshuar kërcënime ndaj njëra-tjetrës si në platfomra sociale, ashtu edhe në asambletë e OKB-së.