Doni të blini apo shisni shtëpi? Ja VKM-ja që ju ndihmon

Nëse keni bërë në plan të blini një hyrje, duhet të duroni deri më 1 shtator, pasi në atë kohë hyn në fuqi ligji ri, i cili do ju jap mundësi ta blini më lirë shtëpinë tuaj. 

Kështu, sipas ligjit në fjalë, prej 1 shtatorit deri në fund të muajit shkurt reduktohet me 2%, taksa për shitjen e banesave dhe trojeve. Aktualisht ky detyrim është 15%, por me ligjin e ri shkon përkatësisht 2% për familjet dhe 3% për bizneset.

Zv.ministrja e Financave, Irena Beqiraj, ka sqaruar për gazetën Panorama, mënyrën sesi do të funksionojë ligji i ri për vlerësimin e pasurive të paluajtshme si dhe kategoritë e atyre që mund të përfitojnë nga kjo amnisti.

“Nëse kemi të bëjmë me një pronë apo apartament me vlerë të regjistruar 30 mijë euro dhe çmimi i shitjes do të jetë 40 mijë euro, aktualisht familja detyrohet të paguajë 15% të diferencës, e cila është 10 mijë euro, pra, 1500 euro taksa. Ndërkohë, duke nisur nga 1 shtatori, kjo vlerë do të jetë vetëm 2% që për rastin e mësipërm shkon 200 euro. Kjo për familjet, ndërsa për bizneset faturimi bëhet 3% për diferencën ndërmjet çmimit që ka prona në hipotekë me atë që shitet, pra që është dhënë në deklaratën noteriale.”

Sipas zv.ministres, në jo pak raste regjistrimet në Hipotekë bëhen në vlera të ulta që të reduktohet detyrimi tatimor. Të gjithë ato familje që kanë një pasuri larg vlerave të tregut, mund të shfrytëzojnë këtë amnisti për të ta sjellë pronën në vlerën reale. Kjo do t’u shërbejë në të ardhmen nëse do të kenë interes për ta shitur atë pronë apo banesë.

SHKARKO APP