Doni të merrni një fëmijë në kujdestari? Ja sesi mundeni

Nëse doni të përfitoni kujdestarinë e një fëmije në nevojë, duhet që të plotësoni disa kritere dhe procedura të caktuara, të cilat janë zyrtarizuar tashmë përmes hyrjes në fuqi të një udhëzimi të posaçëm të qeverisë. Kështu, sipas tij, familjet kujdestare aplikojnë pranë seksionit të ndihmës ekonomike dhe përkujdesjes shoqërore, në njësinë e qeverisjes vendore ku banojnë, për të ofruar shërbimin e kujdestarisë për fëmijët në nevojë, sipas një formulari të caktuar. Teksa administratorët e njësive vendore i vlerësojnë familjet aplikuese kujdestare nëpërmjet vizitave në shtëpi, realizimit të intervistave me babanë, nënën, anëtarët e tjerë të familjes, si edhe në zbatim të kritereve të përcaktuara me ligj. “Komisioni multidisiplinar vlerëson dosjen e familjes aplikuese kujdestare dhe merr vendimin që familja të vazhdojë procedurat në gjykatën e rrethit gjyqësor ku ka vendbanimin për t’u legjitimuar si familje kujdestare. Dosjen e familjes aplikuese për shërbimin e kujdestarisë së bashku me vendimin e përcjell te seksioni i ndihmës dhe përkujdesjes sociale”, përcakton gjithashtu ky udhëzim. Dhe sqaron se menjëherë pas marrjes së vendimit të gjykatës nga familje aplikuese kujdestare në familje kujdestare, kjo familje regjistrohet në regjistrin e posaçëm në listën e familjeve kujdestare, si në gjykatë edhe në njësinë e qeverisjes vendore në të cilën banon. Për të vijuar edhe me faktin se sektori i ndihmës ekonomike dhe përkujdesjes sociale në njësitë e qeverisjes vendore në rastet e identifikimit të fëmijë në nevojë për shërbime shoqërore ose një subjekt jopublik që ofron shërbime shoqërore për fëmijët në nevojë ose vetë familja, e cila për arsye të ndryshme nuk ka mundësi të kujdeset për mirërritjen e fëmijës, plotësojnë formularin, së bashku me dokumentacionet e caktuara.“Administratori shoqëror përcjell dosjen së bashku me dokumentacionet dhe raportet përkatëse për fëmijën dhe familjen biologjike në Komisionin multidisiplinar të kujdestarisë, i cili mund të jetë edhe Komisioni i Vlerësimit të Dokumentacioneve për Sistemimin e Përfituesve në nevojë në shërbimet shoqërore. (Ky është i njëjti komision që shqyrton edhe dosjen e familjes aplikuese kujdestare). Komisioni më tej vlerëson përshtatshmërinë e familjeve kujdestare, të cilat ndodhen në regjistrin e posaçëm të listës së familjeve kujdestare dhe fëmijës, i cili ka nevojë për shërbim shoqëror në zbatim të kritereve të përcaktuara me ligj. Dhe në fund të procesit, përzgjedh familjen kujdestare me rekomandimet përkatëse dhe e dërgon vendimin në sektorin e ndihmës ekonomike dhe përkujdesjes sociale”, përfundon udhëzimi.

DOKUMENTACIONI

Formulari, çfarë pikash

duhen plotësuar në të?

Formulari “Me të dhënat e detajuara të familjes

kujdestare” dhe dokumentacionet e mëposhtme:

i)çertifikatën e gjendjes familjare dhe fotografi të prindërve;

ii)dëshmi penaliteti për anëtarët e familjes mbi 14 vjeç;

iii)raportin mjeko-ligjor që vërteton se prindërit e familjes janë të aftë fizikisht dhe mendërisht;

iV)vërtetim të lëshuar nga qendra e punës apo organet e tatim-taksave, mbi të ardhurat që kanë nga punësimi/vetëpunësimi, prindërit dhe anëtarët e tjerë të familjes;

v)dëftesë të shkollës për fëmijët e familjes kërkuese, të cilët janë duke ndjekur shkollën- studimet;

vi)referenca për familjen nga 2 persona (njëri prej të cilëve duhet të jetë një përfaqësues i komunitetit në të cilin familja jeton).

                                       ****

Formulari së bashku me dosjen e fëmijës

me dokumentacionet, si më poshtë vijon:

i)çertifikatë personale e fëmijës me fotografi;

ii)4 fotografi të fëmijës në këmbë;

iii)çertifikatë familjare e fëmijës;

iv)raportin mjekoligjor për gjendjen shëndetësore dhe psikike të fëmijës;

v)kopje të fletores së fëmijës për vaksinimet e kryera;

vi)dëftesën shkollore për fëmijën, nëse fëmija frekuenton një të tillë;

vii)vërttim nga institucioni i përkujdesjes shoqërore, nëse fëmija frekuenton/te një të tillë;

viii)vërtetim mbi të ardhurat financiare të prindërve biologjikë;

ix)vendimin e gjykatës për marrjen në kujdestari nga familja aplikuese kujdestare;

x)raportt mbi takimet fillestare të fëmijëve dhe familjes;

xi)planin individual të ofrimit të shërbimit të kujdestarisë.

PËRFITMI  FINANCIAR

– Masa mujore për financimin e shërbimit të kujdestarisë, tërhiqet dhe merret në dorëzim nga kujdestari ligjor pranë shërbimeve bankare ose “Postës Shqiptare”.

– Masa e financimit për familjen kujdestare, përfitohet në muajin e nëntë të çdo viti kalendarik.

– Fëmijët të cilët vendosen në shërbimin e kujdestarisë dhe në të njëjtën kohë përfitojnë edhe statusin e jetimit, përfitojnë vetëm masën e financimit të shërbimit të kujdestarisë, deri në periudhën kur përfitojnë këtë shërbim sipas vendimit të gjykatës.

– Fëmijët të cilët vendosen në shërbimin e kujdestarisë dhe në të njëjtën kohë me vendim të KMCAP-it janë përcaktuar se kanë nevojë për kujdestarë me pagesë, do të përfitojnë vetëm masën e financimit të shërbimit të kujdestarisë, sipas vendimit të sipërpërmendur deri në periudhën kur përfitojnë këtë shërbim dhe pagesën për aftësinë e kufizuar të fëmijës.

 – Administratori shoqëror harton kërkesën për fonde për masën e financimit të shërbimit të kujdestarisë dhe e bën pjesë të kërkesës për bllok ndihmën ekonomike dhe e paraqet në zyrat rajonale të Shërbimit Social Shtetëror.

SHEMBULLI

P.sh. fëmija që me vendim të KMCAP-it është me aftësi të kufizuar dhe ka nevojë për kujdestarë me pagesë dhe në të njëjtën kohë ky fëmijë është vendosur në shërbimin e kujdestarisë, për këtë fëmijë do të llogaritet masa e pagesës së aftësisë së kufizuar, si dhe masa e financimit të shërbimit të kujdestarisë ose e shprehur me masa përfitimi në cash 9900 lekë+9000 lekë=18.900 lekë/muaj.

SHKARKO APP