Donin të takonin Ramën, politia ndalon tre persona
Tre persona janë shoqëruar nga policia ditën e sotme pasi kishin dalë që të takonin Edi Ramën. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në Shkodër.
Të shoqëruarit janë Paulin Maçaj, Gjon Lasku dhe Osman Osmani.
Këta persona mësohet se po prisnin Edi Ramën që ta takonin dhe ti kërkonin dëmshpërblimet për përmbytjet.
Në vend të Ramës, ata janë kapur nga policia e cila i ka shoqëruar dhe më pas i ka lënë të lirë, kur Rama ka përfunduar aktivitetin. Syri.net