Donnarumma shpëton Milanin, s’ka fitues në Firence

Nuk ka fitues në sfidën e Firences, mes Fiorentinës vendase dhe Milanit, teksa 2 skuadrat ndanë nga një pikë në ndeshjen e fundit të 2017-ës. Skuadra e Piolit dominoi takimin, duke shfrytëzuar edhe avantazhin fizik ndaj kuqezinjve, që gjithsesi ia dolën të mos humbin edhe falë ndërhyrjeve deçizive të Gigio Donnarummës.

Të 2 golat u shënuan në 20 minutat e fundit, ndërsa vendasit kaluan të parët në avantazh me Simeonen dhe Milani u kundërpërgjigj me turkun Calhanoglu. Pas kualifikimit në Kupën e Italisë, me derbin ndaj Interit, Milani i Gattusos nuk ia del të rikthehet te fitoret edhe në kampionat. Kuqezinjtë, me Rinon në stol kanë grumbulluar vetëm 5 pikë në po kaq ndeshje, në muajin dhjetor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?