Dora e një mashkulli tregon sesi do të sillet ai me një femër

Dora e një mashkulli tregon nëse ai do të jetë i sjellshëm dhe i butë apo kokëfortë e i vrazhdë me një femër. Shkencëtarët kanë zbuluar se meshkujt që janë të sjellshëm dhe të vëmendshëm ndaj femrave, zakonisht gishtin e unazës e kanë më të gjatë se gishti i tyre tregues.

Ata me gishta me gjatësi të afërt ose të njëjtë, sipas një studimi të dalë sot, rezulton se janë më të vrazhdë dhe të pasjellshëm me femrat.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se “raporti shifror” – i përcaktuar nga pjesëtimi i gjatësisë së gishtit të unazës me gjatësinë e gishtit tregues – është ndikuar nga ekspozimi i hormoneve në mitër.

Sa më i vogël ky raport, aq më shumë një foshnje e palindur ka qenë e ekspozuar ndaj hormoneve mashkullore, kryesisht testosterone.

Sipas shkencëtarëve në Universitetin ‘McGill’, në Kanada, kjo ndikon në mënyrën se si meshkujt e rritur sillen ndaj grave.

Profesor Debbie Moskoëitz, psikiatër dhe drejtues i studimit në fjalë thotë: ‘Kur janë me femrat, meshkujt me ‘raport shifror’ më të vogël janë më të prirur për të dëgjuar me vëmendje, për të buzëqeshur, për të rënë në kompromis apo komplimentuar personin tjetër. Ata sillen në këtë mënyrë qoftë me partneren, por edhe me femra të tjera të cilat mund të jenë mike apo kolege të tyre’.

 

SHKARKO APP