Dosjet për Kennedy-n zbulojnë një Martin Luther King me “drita të kuqe”
Dokumentet e zbuluara, tregojnë se simboli e të drejtave civile merrte pjesë në orgji, kishte një vajzë të paligjshme dhe kishte një marrëdhënie intime me këngëtaren Joan Baez
Mes dosjeve mbi vrasjen e presidentit amerikan John Fitzgerald Kennedy, të cilat pritet të hapen pas aprovimit të Donald Trumpit, spikasin dokumente të FBI-së që përshkruajnë jetën me “drita të kuqe” të Martin Luther King.
Simboli i të drejtave të njeriut në Amerikë, duket se ka marrë pjesë në orgji të ndryshme, ka pasur një vajzë të paligjshme dhe kishte një marrëdhënie intime me kantautoren Joan Baez. Nuk është e qartë nëse informacionet që datojnë prej 1968-ës, janë verifikuar ndonjëherë.
Po ashtu, nuk është e qartë se si FBI-ja – përpjekjet e të cilit për të nxjerr gjithçka në pah dihen prej vitesh – i ka ruajtur këto dokumente që lidhen me ato relative të vrasësit të presidentit Kennedy, i cili nuk përmendet asnjëherë në këto të dhëna specifike.
Lidhja me komunistët dhe evazionin fiskal – Në dosje, hipotezohen edhe dokumente të King me organizata komuniste dhe evazione të mundshme fiskale. Në veçanti, që aktivisti ka qenë i rrethuar nga këshilltarë me lidhje të forta me Partinë Komuniste amerikane dhe që deklaratat e tij kanë qenë gjithnjë një subjekt aprovimi për simpatizantët e mundshëm “të kuq”.
Arrihet deri aty, sa ai përshkruhet një “marksist i sinqertë”. Prej këtej lindin dyshimet që “Southern Christian Leadeship Conference”, organizatë e drejtuar nga Martin Luther King, kishte ngritur në këmbë një mashtrim të vërtetë tatimor për të financuar aktivitetet e tij.
“Lidhjet e dyshimta të Oswald me CIA-n” – Ndërkohë, në dokumentet e reja mbi vrasjen e Jfk-së, asnjëherë të publikuara më parë, citohen si “totalisht pa asnjë burim” lidhjet e Lee Harvey Oswald me CIA-n. Për ta vënë në dukje, ekziston vetëm një memoraundum i agjencisë amerikane në vitin 1975, që del nga gjurmët e reja të të dhënave që qeveria amerikane ka shpërndarë në këto orë.
Bëhet fjalë për 676 dokumente, të cilat u shtohen atyre të zbuluara javën e shkuar. Trump, ka lejuar mes të tjerash mospublikimin e një numri të madh dosjesh konfidenciale me kërkesë të agjencive të shërbimeve sekrete në SHBA.
Megjithatë, Trump ka vendosur një afat kohor gjashtëmujor për një rishikim të ri të tyre dhe ka treguar se dokumentet e mëtejshme do të publikohen gradualisht në kohë. Këto të fundit vijnë nga CIA dhe janë shumë më pak në numër se ato që tashmë janë shkatërruar, por me një përqindje më të madhe të informacionit të shpalosur për herë të parë.