DOSSIER/ Kur Enveri përkulej para talentit të Robert Ndrenikës dhe Mirush Kabashit

Dokumenti që po publikojmë në këtë shkrim është një procesverbal i një mbledhje të sekretariatit të Komitetit Qendror të PPSH-së të vitit 1979, të cilën e ka drejtuar vetë Enver Hoxha, dhe ndërmjet pikave të tjera të rendit të ditës, është diskutuar edhe për problemet e artit e të kulturës, si dhe të rinisë në përgjithësi.

Nisur nga kjo gjë, aty kanë marrë pjesë si të ftuar edhe Lumturi Rexha, sekretare e parë e Bashkimit të Rinisë së Punës të Shqipërisë, Dritëro Agolli, si Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, Moikom Zeqo, poet, shkrimtar, arkeolog, etj. Siç shihet dhe nga procesverbali, tonin mbledhjes ia ka dhënë vetë Enver Hoxha, dhe nga të pranishmit e ftuar më shumë ka diskutuar Moikom Zeqo dhe më pak Dritëro Agolli.

Ajo që vihet re aty në atë mbledhje, është fakti se është folur e diskutuar shumë për problemet e artit e të kulturës, apo më saktë vetë Enver Hoxha, duket sikur ka dashur të shesë apo tregojë erudicionin e tij dhe e ka kanalizuar temën e bisedave në diskutime e debate akademike, si p. sh.: prejardhja e shqiptarëve, pellazgët, ilirët, gjuha shqipe, kultura, traditat zakonore, veshjet, xhubleta, kinematografia jonë dhe ajo e huaj, etj., etj. Apo duke përmendur personalitete të kulturës e artit si; Faik Konica, Namik Resuli, Sami Frashëri, Ismail Kadare, Fatmir Gjata, etj., etj., deri te kineastët, e aktorët e kinematografisë shqiptare të viteve të fundit, si: Ruzhdi Pulaha, Robert Ndrenika e Yllka Mujo.

Po kështu Enver Hoxha ka lavdëruar edhe aktorin e njohur, Mirush Kabashi, për rolin e tij (Komandanti i Xhandarmërisë) te filmi “Koncert në vitin 1936”, por pa ia përmendur emrin. Ashtu siç shihet edhe nga procesverbali i kësaj mbledhje, Enver Hoxha flet me mjaft respekt për aktorin e famshëm Robert Ndrenika, edhe pse ai e dinte “kleçkën” e tij (vëllanë e arratisur), dhe për Mirash Kabashin, i cili, gjithashtu, kishte “kleçkë” jo të vogël në biografi (dajën, Skënder Çela, të pushkatuar në 1947) gjë për të cilën Mirushi ishte hequr nga skena dhe ishte dërguar punëtor në Hekurudhë.

Gjë e cila tregonte se para talentit të jashtëzakonshëm të dy aktorëve të mëdhenj të skenës dhe ekranit shqiptar, siç ishin Ndrenika dhe Kabashi, ndonjëherë edhe diktatorët komunistë, siç ishte Enveri, detyroheshin të përuleshin para talentit të tyre?! Dokumentin në fjalë po e publikojmë me shkurtime, duke dhënë vetëm pjesën e dytë të mbledhjes së sekretariatit të Komitetit Qendror. /G.Sh.al
20180405_193151-624x1024

20180405_193144-646x1024

20180405_193135-650x1024

20180405_193054-699x1024

SHKARKO APP