DPSHTRR me godinë të re, Rama publikon pamjet e projektit
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor do të ketë një godinë të re. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet, ku aktualisht po zhvillohen punimet për ndërtimin e kësaj godine, ”Po merr formë godina e re e DPSHTRR, një hap tjetër drejt shërbimeve publike më moderne e pranë qytetarëve”, shkruan Rama në Facebook. Godina e re e DPSHTRR do të ketë një arkitekturë moderne, ku në katin e parë parashikohet të vendosen automjete të ndryshme. Ndërsa në brendësi, sipas projektit, do të ketë një ndërthyrje mes hapësirave të gjelbërta dhe drurit.
KOHA JONË SONDAZH

