Drejt fundit rikonstruksioni i bibliotekës “Musine Kokalari”

 Shumë shpejt të apasionuarit pas librit do të kenë një ambient dinjitoz leximi. Bashkia e Tiranës është drejt përfundimit të rikonstruksionit të bibliotekës që mban emrin shkrimtares “Musine Kokalari” në Njësinë 7, si pjesë e projektit të rijetësimit të bibliotekave të lagjeve në Tiranë.

 Por siç shihet nga fotot nga ky projekt kanë përfituar edhe banorët e lagjes, të cilët kanë tashmë një pallat me një pamje krejt të re.

 Ndërmarrjet e bashkisë së bashku me rikonstruksionin e plotë të bibliotekës kanë mundësuar edhe rehabilitimin e fasadës së pallatit që gjendet në Bulevardin “Gjergj Fishta”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?