Drejt përfundimit investimi në shkollën dhe kopshtin e Ishmit, Rama poston pamjet: Hapësira moderne për fëmijët
Një shkollë e re dhe një kopsht po bëhen gati për fëmijët e komunitetit të njësisë administrative të Ishmit në Durrës, duke krijuar një hapësirë moderne dhe funksionale arsimore, në shërbim të nxënësve dhe fëmijëve të shkollës së mesme të bashkuar dhe kopshtit “Rexhep Mezini”.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga ky investim, të cilin e cilësoi bashkëkohor dhe të ndërtuar sipas standardeve të Bashkimit Evropian, do t’u ofrojë mjedise cilësore, moderne dhe frymëzuese nxënësve dhe fëmijëve të shkollës së mesme të bashkuar dhe kopshtit “Rexhep Mezini”.
Projekti përfaqëson një tjetër shembull të bashkëpunimit të suksesshëm, duke kontribuar në rritjen e cilësisë së arsimit dhe në krijimin e mjediseve që nxisin kreativitetin, sportin dhe teknologjinë tek fëmijët dhe të rinjtë e Durrësit.
KOHA JONË SONDAZH

