Drejtimi bashkëkohor i shkollës

Nga   Fran Gjoka

Drejtimi shkolles është parësor, jo vetëm për rendësinë dhe peshën që ka një drejtues, por sepse nga mënyra e drejtimit dhe menaxhimit të punëve drejtuese të shkollës, kushtëzohen dhe çlirimi i energjive pozitive, i kapaciteteve të mendjes dhe të eksperiencave, të mësuesve tanë të përkushtuar ndaj arsimit. Rrjedhat zhvillimeve njohja e Evropës dhe e praktikave që ato përdorin në drejtimin e shkollës, janë sigurisht një mësim i madh për ne, por të zbatuar, ato në kushtet konkrete të shkollave tona, natyrisht që kërkojnë vemendjen e duhur, kujdes dhe preokupacion te veçante. Një drejtor i sotëm, në radhë të parë kërkohet të jetë i përgatitur mirë nga ana profesionale e shkencore, kërkohet të jetë një menaxhues i kualifikuar i drejtimit dhe organizimit të punëve, por edhe një njeri që di të njohë thellë shpirtin njerëzor të fëmijëve, nxënësve të shkollës që ai drejtoi por edhe të kolegëve të tij, mësuesve, të cilët, janë pikërisht ata, që do zbatojnë idetë më të përparuara dhe do të bëjnë te përvetësueshme tekstet përmbajtjet e tyre dhe programin mësimor edukativ të shkollave tona. Ka kohë që është shtruar nevoja për të pasur një drejtor efektiv, një shkollë që të përmbush kërkesat e interesat e nxënësve e të komunitetit prindëror, por problemet nuk duhen pare e trajtuar thjeshtë si vendi ku përcaktohen detyra dhe nxirren përgjegjësi, por edhe si forma ku merret e jepet eksperiencë e përpaurar dhe ku ballafaqohen ide e mendime të kohës.Ka ardhë koha të kërkojmë ata drejtor shkollash që janë korrekt me veten dhe me të tjerët, që nuk njohin cmiren dhe hakmarrjen që i shoqeron fjala e ngrohtë dhe e mencur, prapa së cilës ta ndjek vetëm mirësia dhe aspak mendimet keqëdashëse të tij. Ç’është e vërteta detyra e drejtuesit të shkollës është një barrë jo e lehtë, por ka edhe nga ata që e kanë quajtur “vend punësimi” dhe për këtë arsye dhe rezultatet e shkollës, puna mësimore dhe ajo edukative janë luhatur sa për të qënë shkollë.Dihet se në shkollat tona problemet e shqetësimet janë evidente, por rezulton se sa me i interesuar të jetë mësuesi aq më pak probleme ka shkolla e tij. Deri tani organet tona të arsimit kanë synuar të zgjedhin deri diku si drejtor mësuesin më të mirë të shkollës, por shpesh kjo nuk ka qënë e mjatueshme , pasi drejtuesi i një kolektivi mësimor që e sheh veten të barabartë me kolegët, duhet të manifestojë disa cilësi të tjera njerëzore që ta dallojë nga kolektivi.

 Një drejtor ose një individ që ëndërron të bëhet i tillë duhet të japë disa garanci në përpjekjet e tij  për çuarjen përpara të reformes e shprehur kjo në plotësimin e disa kushtëve, ndër të cilët po përmendim:

Të jetë i pranueshëm nga kolektivi i mësuesve dhe i nxënësve e punonjësve të tjerë, nga komuniteti ku vepron shkolla dhe mjedisi socialpedagogjik në tërësi. Të jetë së paku i arsimuar dhe i kualifikuar në nivelin e mësuesve më të dalluar të shkollës.

Një drejtues i pranueshëm duhet të ketë aftësi që të krijojë klimë pune normale në shkollë, të dijë t’i vërë në punë mësuesit me të mire, me të butë”, jo me urdhëra, të bërtitura dhe masa ndëshkimore,ndonëse edhe këto të fundit duhen për ata që abuzojnë hera – herës Ai duhet të bëjë ç’ është e mundur që të njohë nga afër përvojën e secilit, shkallën e ndërgjegjes, sistemin e punës tipin dhe_psikokogjinë, problemet shëndetësore dhe_ato familjare që mund të ketë dhe të bëjë maksimumin për t’i zbutur ato. Me grupin e mësuesve duhet patjetër të bëjë diferencime, duke i grupuar sipas aftësisë dhe efektivitetit të tyre.

Nëse drejtori e shikon se fjala, dhe këshilla e tij nuk bën efekt, atëherë ‘’shtrojeni‘’atë në punë. Rruga më e mirë për t’a bëre këtë është kontrolli sistematik,por jo i paragjykuar, lënia e detyrave dhe zbatimi i tyre.

Në mesues me pak përvojë pune në arsim dhe ata të rinj duhen “marre për dore”, në

kuptimin_më të mirë të fjalës. Ky grup duhet të jetë objekt i veçantë i punës ndihmëse e kontrolluese trainuese_e kualifìkuese të drejtorisë së_shkollës..Për këtë kategori mësuesish të bëhet ç’është e mundur që ata të bëhen specialistë në kuptimin e vërtetë të fjalës për tre – katër vite pune.Nëse brënda kësaj kohe nuk bëhen të tillë, si rregull, nuk arrijnë t’ia dalin mbanë asnjëherë. Kërkesa kryesore ndaj tyre është të punuarit dhe të komunikuarit me shumë takt e durim dhe sa më shumë e kualifikuar. Mësues të tillë duhen motivuar_për çdo_përpjekje pozitive dhe arritje sado e vogël të jete ajo. Interesi i së ardhmes së arsimit është që ata të futen në rrjedhën e punës e të garantojnë  suksesin.

Pavarësisht se sot puna e mësuesit është disi më pak stresuese, përsëri ai vazhdon të përjetojë ankth, frikë e tension. Të shkaktuar shpesh herë nga metoda autoritariste   dhe burokratike e drejtuesit, i cili defektet e tij si mësues, dhe aq më tepër si drejtues, përpiqet t’i mbulojë me pushtetin e karrikes që padrejtësisht ia kanë dhënë të tjerët. Drejtori dhe zëvëndësit e tij nëse e kanë formmim e duhur shkencor,psikosocial dhe metodik dhe kanë një përvojë pune të caktuar krijojnë mjedise pune e bashkëpunim te frytshem mes palëve. i fusin me të  mire në punë mësuesit,dinë se çfarë të japin dhe çfarë të kontrollojnë, njohin nga afër  psikologjinë dhe shqetësimet individuale dhe familjare që ata mund të kenë etj.

Dejtuesi i mirë dhe i_aftë duhet të dalë mbi palët e konfliktuara dhe vogëlsirat, ta vlerësojë situatën që mund të krijohet në shkollë ose në komunitet por të mos e dramatizojë. Të jetë asnjënjës në vendimet që merr dhe në punë e sipër të krijojë mendimin tek punonjësit se për te në punë të gjithë janë të barabartë.

Në kontroll shkohet disi i përgatitur dhe_me mendimin jo vetëm per t’i mësuar të tjerët, por edhe për të mësuar prej tyre. Kush ecën me mendimin se mësuesit e formuar dhe me përvojë janë burime dijesh edhe për kontrolluesin, ai ka të drejtë të pretendojë se ka të dhëna per t’u bëre drejtues i kualifikuar.Një drejtues me vizion_të gjërë nuk duhet të jetë kurrë komandues dhe diktues,_por rekomandues dhe sugjerues, nxitës i vërtetë i debatit shkencor e didaktik, psikosocial dhe pedagogjik.Vetëm kur të heqim dorë nga preferencat partiake, nepotike dhe servilizmat në punën me kuadrin në arsim dhe do të orientohemi vetëm nga ” hakmarrja” profesionale, do të garantojmë disi realizimin me sukses të reformës dhe plotësimin e standarteve

Ne, punonjësit e arsimit, i njohim vështirësitë specifike të drejtimit, por edhe nuk duhet t’i dramatizojmë ato. Vështirësitë teknike të pajisjes dhe kompletimit më bazën e nevojshme material – teknike, vijnë duke u plotësuar e perfeksionuar nga dita në ditë; raporti i numrit të mësuesve dhe nxënësve po shkon drejt standardeve, që ka edhe Evropa; ndërkohë, që, mjetet e informacionit masiv shkencor, internet dhe përdorimi i kompjuterit, tabelat elektronike dhe ajo bazë e fuqishme materiale bashkëkohore, po sigurohet me prioritet nga dita në ditë dhe po bëhet pjesë përbërëse e zhvillimit të orëve mësimore, në shkollat tona. Çështja, më shumë mbetet të krijimi i mentaliteve të reja, i atyre mentaliteteve të përparuara, nga e cila udhehiqet i gjithë procesi i zhvillimit në shkollë, gjë që do të thotë: Mësues të përgatitur, mjaft mirë nga ana pedagogjike dhe shkencore; drejtues të zotë si profesionistë dhe si menaxher; prindër që ta ndjejne shkollën si të tyre; një komunitet, sa më aktiv dhe efektiv, që t’i qendrojë afër shkollës, sepse kështu ai i qendron pranë fëmijëve, nxënësve tanë, qofshin ata në ciklin e ulët, ashtu dhe adoleshentëve në shkollat e mesme. Pra, secili prej nesh, ta konsiderojë si ndër detyrat tona parësore krijimin dhe ngulitjen e një botëkuptimi bashkëkohor, për shkollimin dhe arsimimin, që t’i përgjigjemi si sfidave që kërkon vetë zhvillimi arsimor i vendit dhe i shoqërisë sonë, ashtu dhe kërkesave dhe detyrave, që ndjejmë brenda vetes për t’u bërë plotësisht dhe pa asnjë mangësi, pjesë e zhvillimeve dhe kërkesave të reja bashkëkohore, që t’i përgjigjemi në çdo hap ndryshimeve reformuese e strukturuese, por edhe të hyjmë me dinjitet të lartë në Evropë, ashtu si edhe e meritojmë. Të bëjmë që punët të na ecin sa më mbarë, duke praktikuar dhe aplikuar format dhe metodat më të mira dhe më të avancuara shkencore. E dimë se nxënësi shikon mësuesin në sy dhe ai e dëgjon dhe e respekton fjalën e tij, por në klasa më të larta, shpesh herë ndodh që, nxënësi e ve përpara provave dhe vështirësive mësuesin, prandaj, ai, në radhë të parë duhet ta ngrejë vetveten në lartësinë e detyrës së tij, profesionalisht dhe shkencërisht. Natyrisht, që po aq, në mos më shumë, kjo është një kërkesë për drejtuesit e shkollave dhe të arsimit në rang rrethi e qarku. Në krye të shkollës, të jetë një drejtues, që në radhë të parë të jetë mësuesi më i mirë, por, ai, të ketë edhe disa cilësi vetjake, origjinale, drejtuese dhe menazhuese, të cilat nuk lindin vetvetiu, por kërkojnë studim, dije, vemendje dhe kulturim të vazhdueshëm. Mbase, do të ishte i udhës aplikimi i idesë së përgatitjes së drejtuesve në shkolla apo kurse të veçanta, që ata të marrin njohuri nga bota dhe të jenë në gjendje t’i aplikojnë ato në praktikë. Ndërkohë, kjo bën që të zbulohen më të mirët, si mësues e drejtues, ata që janë në gjendje t’u përgjigjen suksesshëm sfidave të kohës dhe të zhvillimit. Kualifikimet e vazhdueshme, që në organizojmë si drejtori Qarku apo rrethi, me drejtues e mësues, na bindin për domosdoshmërinë e aftësimit e kualifikimit të mëtejshëm të drejtimit dhe menaxhimit të shkollës. Kështu, në mendojmë për fëmijët, që janë jo vetëm e ardhmja, por në radhë të parë, ata janë e sotmja. E sotmja, kur ne duhet të punojmë çdo orë, çdo ditë e javë me ta, duke zbatuar ato forma dhe metoda frytdhënëse, që japin rezultatet më të mira.

Duke ndihmuar shkollën, ndihmojmë të sotmën dhe të ardhmen e vendit. Vitet ikin si pa u ndjerë, brezat ua lënë radhën njëri-tjetrit, por të gjithë njerëzit, që nga ai qytetari i thjeshtë e gjer tek shkencëtari, krijuesi, artisti, politikani, burrat e shtetit, ministra, kryeministra dhe presidentë, të gjithë, kanë qenë dikur në bankat e shkollës,“kanë pasur mesuesit dhe drejtuesit, që me siguri i kujtojnë “dhe i përmendin shpesh në biseda. Por, edhe kur nuk i përmendin, ata nuk mund të shkëputen nga diturite dhe mesimet që kanë fìtuar nga shkolla e tyre. Ato janë shkrirë brenda qenies se gjithsecilit dhe janë bërë pjesë e identitetit, të stilit dhe përsonalitetit. Fjala që dëgjon shpesh se mësuesi konsiderohet si “prind i dytë”, ka pikërisht këtë domethënie të madhe. Nëse mëma e lind, e ushqen fëmijën me qumësht dhe ushqim të përditshëm që ai të rritet i shëndëtshëm, mësuesi e “ushqen” me dije e kulturë, që ai të bëhet i ditur dhe i mençur, që të njohë botën ku jeton, t’i japë kuptim jetës, të mos vegjetojë dhe të mos kalojë pa lënë gjurmë e pa u ndjerë. Është e njohur sentenca se, megjithëse bota shkon përpara, fëmijët dhe të rinjtë ia nisin nga fillimi. Dhe, për këtë jemi ne, që, më sa mundim, t’u ndriçojmë atyre rrugët e dijeve dhe të jetës, ti ndihmojmë, që të ecin me hapin dhe ritmin e kohës.

SHKARKO APP