Drejtoresha e Dosjeve të ish-Sigurimit kërkon staf dhe para

Gentiana Sula, drejtoresha e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944-1991 ka kërkuar sot në Komisionin e Ligjeve, akordimin e fondeve të mjaftueshme nga Buxheti i shtetit i vitit 2018 për funksionimin e institucionit që drejton.

Komisioni i Ligjeve po shqyrton sot pikërisht çështjen e fondeve të nevojshme që i duhen Autoritetit dhe që duhen pasqyruar në projekbuxhetin e ri, ku nuk kane munguar dhe debatet ne mbledhje.

Sula tha se “kemi informacione të klasifikuara, duam sigurim fizik të informacionit të klasifikuar, kamera. Kemi marrë në dorë një fond me miliona faqe, që  është shpërndarë në zyra të papërshtatshme. Duam shpenzime operative për paga, pasi kemi gjysëm stafi.”

Kryetarja e Autortitetit, Gentiana Sula ka shtruar kërkesën për rritjen e fondeve për disa çështje.

“Na duhet të plotësojmë strukturën dhe të restaurojmë godinën. Duam shpenzime operative për paga. Kemi gjysmën e stafit të nevojshëm. Kemi informacion të klasifikuar. Është siguri kombëtare. Duam siguri, kamera, alarme kundër zjarrit. Duam sigurim fizikik të informacionit të klasifikuar. S’mund ta bëjmë me paratë e donatorëve

Për investime kemi marrë në dorë një fond të rëndësishëm me dhjetëra miliona faqe të shpërndarë në zyra të papërshtatshme. Kërkojmë fonde shtesë. Edhe për dixhitalizimin e fondit të dokumenteve,” tha Sula.

Përfaqësuesi i ministrisë së Financave tha se Autoritetit i janë shtuar 10 veta si staf, ndërsa fokusi mbetet ndërtesa.

Anëtari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, tha se për të tilla çështje do të kërkohet llogari.

Alibeaj: “Të mos vijmë këtu e të bëjmë parlament. Institucionet e pavarura duhet të jenë të kostuara që kur jeni formuar. Ne nuk ju japim mjetet që ju të bëni punën, dhe ne do vijmë t’ju kërkojmë llogari: Sa njerëz kërkoni që të bëhe puna, sa lekë kërkoni për punë, sa lekë ju është ofruar nga ministria?

Sula: Ne kërkojmë 60 persona. 45 milionë lekë për paga. Na është ofruar për pagat 18 milionë lekë.

SHKARKO APP