“Drejtoresha e Teatrit në Korçë vjedh lekët e tenderit”
Lajme E Mërkurë, 26 Maj 2021 21:07
Ish kryeministri Sali Berisha nëpërmjet qytetarit dixhital ka denoncuar drejtoreshën e Teatrit në qytetin e Korçës, Zamira Kita.
Berisha ka postuar një mesazh që i vjen nga një qytetar i cili shkruan se drejtoresha e teatrit ka vjedhur lekë të tenderit që është dhënë për rregullimin e godinës së Teatrit. E sikur kjo të mos mjaftonte, shkruan qytetari, Kita merr pjesë në mitingjet e PS, edhe pse sipas tij ajo paguhet me taksat e qytetarëve.